Berisha: Gati te takohem me Ramen, kutite s'hapen
Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, eshte i gatshem te ulet qe diten e sotme per dialog me kryetarin e opozites, Edi Rama, ne nje tryeze te drejtuar nga Presidenti Bamir Topi. Por nuk ndryshon aspak qendrimi per kutite e votimit, te cilat sipas tij nuk do te hapen dhe vendimet e gjykates, te dhena per zgjedhjet, nuk ndryshojne. Nje dite pas miratimit te rezolutes se Keshillit te Evropes per krizen politike ne Shqiperi, kreu i qeverise ftoi Ramen, te riktheje ne Parlament opoziten, duke e garantuar se menjehere ai do te ngreje komision hetimor parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit. "E garantoj Ramen, se nese opozita rikthehet ne Kuvend, ky akt do te shoqerohet me ngritjen e menjehershme te Komisionit Hetimor parlamentar, per te hetuar me seriozitetin me te madh te gjitha pretendimet e zotit Rama, natyrisht pervec ceshtjeve te gjykuara, te cilat ne asnje rrethane, nuk mund te jene objekt shqyrtimi politik", beri te qarte kryeministri. Ne nje konference te posacme per shtyp, Berisha tha se shpreson qe me ne fund Rama, do te degjoje zerin e sinqerte te Parlamentit Evropian, Keshillit te Evropes dhe institucioneve nderkombetare, te cilet jane te qarte, se bojkoti eshte antidemokratik, kur eshte pa baze. "Mendoj se eshte bere universalisht e qarte se bojkoti nuk mund te pranohet. Ju e keni ndjekur debatin e djeshem dhe me duhet te them se ne ate debat, kishte nga anetare te partive komuniste qe kane ne platformen e tyre doktrinen e Marksit, deri tek perfaqesues te partive te djathta, jo te qendres se djathte, por parti te djathta. Sic e pate, te gjithe bashkoheshin ne union, pavaresisht nga dallimet ideologjike dhe programore qe kane dhe mbartin ne nje ceshtje, bojkoti nuk pranohet", kembenguli Berisha. Ne kete kuader, ai ftoi Ramen per dialog, madje edhe nese ai ndermjetesohet nga kreu i shtetit. Berisha tha se nuk do te refuzoje asnje qe kerkon te ndihmoje, ne nje situate te tille politike. "Ne qofte se Presidenti i Republikes e gjykon se mund te binde zotin Rama per t'u pershtatur me rregullat themelore te shtetit ligjor, qe jane respektimi i gjykatave, une e mirepres pa asnje hezitim dhe jo vetem te Presidentit, por te cilitdo. Une e kam degjuar Presidentin, por edhe ju e keni degjuar, te deklaroje ne menyre te perseritur se si Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, nuk mund te konceptoje qe te merret me vendimet e gjykatave. Une nuk paragjykoj askend", tha kreu i qeverise. Berisha e quajti nje kerkese legjitime ngritjen e komisionit hetimor nga ana opozites, madje mazhoranca ka pranuar edhe ne kundershtim me ligjin qe t'i jape shumicen ne kete komision. "Hetimi mund te perfshije cdo gje tjeter, por jo vendimet e gjykatave. Kjo eshte absolutisht jashte cdo lloj koncepti. Ai sovranitet qe iu eshte dhene gjykatave te vendit dhe te cdo vendi te lire, ai eshte i paprekshem nga cdo autoritet tjeter, Parlament, Qeveri, apo President qofte ai", tha Berisha. Madje ai theksoi se nese Rama kerkon te ndryshoje serish sistemin zgjedhor, ia le ne dore atij, me kushtin qe te mos shkohet me drejt "Dushkut". Kryeministri u tregua i kujdesshem, qe te mos komentoje qendrimin e dy diteve me pare te Rames, duke kembengulur ne ftesen e tij qe deputetet e PS, te rikthehen ne Kuvend.