E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Kriza, gati per ndermjetesim

Rozeta Rapushi
Presidenti Bamir Topi, mirepret te gjitha perpjekjet serioze per te kontribuar ne permiresimin e klimes politike ne vend dhe rivendosjen e dialogut parlamentar. Nderkohe qe shpreh keqardhjen e zhvillimit te debateve ne Asamblene Parlamentare te KE-se ne Strasburg, per funksionimin e institucioneve demokratike ne Shqiperi. Qendrimi i kreut te shtetit, u be gjate takimit ne Presidence me ambasadorin e Spanjes, Manuel Montobio dhe perfaqesuesin e Komisionit Evropian, Luixhi Bruza. Takimi mes paleve, u realizuar pikerisht per rezoluten e miratuar dy dite me pare nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes per krizen politike ne Shqiperi. Dy diplomatet, i shprehen kryetarit te shtetit shqiptar, qendrimin e Bashkimit Evropian mbi situaten aktuale politike ne Shqiperi dhe komentuan rekomandimet e rezolutes se miratuar dje nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes mbi Shqiperine. Rekomandime nder te cilat i kerkohet Presidentit Topi, qe te kontribuoje pse jo, edhe si ndermjetesues per te ulur ne bisedime mes paleve. Kreu i shtetit eshte shprehur i gatshem per te realizuar nje mision te tille, por gjithnje nese palet jane dakord. Presidenti i Republikes se Shqiperise shprehu edhe nje here qendrimin e tij se ndjek me vemendje situaten mbas zgjedhore ne Shqiperi, mirepret te gjitha perpjekjet serioze per te kontribuar ne permiresimin e klimes politike dhe ne rivendosjen e dialogut parlamentar. "Arritja e qellimit te perbashket, integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian, kerkon nga te gjithe nje angazhim serioz dhe funksionim te plote te gjitha institucioneve per te vazhduar reformat e rendesishme dhe bashkepunimin e ngushte te Shqiperise me institucionet nderkombetare dhe partneret tane", u shpreh ai. Kreu i shtetit, vleresoi angazhimin serioz te Asamblese se Keshillit te Evropes dhe lexoi me vemendje rezoluten e miratuar dje nga kjo Asamble, mbi situaten politike ne Shqiperi duke shprehur ne te njejten kohe keqardhjen qe nje debat i tille mbi funksionimin e institucioneve demokratike ne Shqiperi te zhvillohet ne Strasburg, ne nje kohe qe Shqiperia ka qene nga vendet e para ish-komuniste te anetaresuara ne kete institucion perfaqesues evropian. Megjithate, tashme nderhyrja e Presidentit Topi, ne ngercin politik duket se do te jete shume e afert, per sa kohe qe nderkombetaret e sugjerojne nje gje te tille dhe nga ana tjeter, te dy lideret politike si Sali Berisha edhe Edi Rama kane pranuar dhe mirepresin ndermjetesimin e tij. Pavaresisht kundershtimeve qe kane per ceshtjen e hapjes se kutive te votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›