E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri: Me 4 mars digjen mandatet, Rama e ka ne dore

Kryeministri Sali Berisha, beri te qarte dje se askush nuk mund te shpetoje deputetet socialiste nga humbja e mandatit, nese ata nuk do te hyjne ne Kuvend brenda dates 4 mars. Sipas kreut te qeverise, mosparaqitja per 6 muaj rresht, eshte percaktuar si kusht per te mbrojtur Parlamentin nga bojkoti. "Ne 4 mars, per fat te keq, te dy keto kushte hyne ne fuqi. Nuk eshte shumica qe vendos, ketu eshte zoti Rama qe vendose, t'ua djege mandatin ose jo atyre 64 deputeteve",-tha Berisha. Nga ana tjeter, ai hodhi poshte edhe nje nga variantet e diskutuara se fundmi, qe deputetet e PS-se te hyjne ne 4 mars, per te mos humbur mandatin e te vijojne me pas serish bojkotit. Sipas kryeministrit, nje veprim i tille do te ishte nje absurditet madhor. "Per sa i perket ketij vendimi, nuk mendoj se mund te marrin nje vendim te tille, pasi do te ishte nje absurditet madhor. Se kjo eshte si te thuash, 'do te shkoj nje nate nuse, por te nesermen do te kthehem'", krahasoi kryeministri. Ai u beri edhe njehere ftese socialisteve qe te hyjne ne Kuvend dhe te mos djegin mandatet e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›