E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jo negocime per Presidentin e kryeprokurorin"

Ne menyre kategorike mazhoranca kundershton qe te hyje ne bisedime me opoziten, per t'i lene asaj te drejten, per te pasur Presidentin dhe prokurorin e Pergjithshem. Propozimet e fundit te ardhura nga njerez te akuzuar se jane afer kampit roze, u rrezuan dje nga kryeministri Sali Berisha, i cili tha se Kushtetuta e vendit e ka te percaktuar qarte se si zgjidhet kreu i shtetit apo ai i prokurorise. "Fatmiresisht kjo reforme kushtetuese eshte bere me pelqimin e plote te te dy paleve. Po te ishte me tre te pestat do te hyhej ne procesin e negocimit. Une jam deshmuar negociatori me luajal, ndaj partnereve dhe partive te tjera. Tani ky kapitull ne historine e vendit u mbyll nga kryetaret e forcave kryesore politike te vendit, ndonese une doja qe Presidenti i Republikes te zgjidhej nga populli, por kur negocion nuk hyn kurre me mendimin qe te realizosh cfare do dhe tjetri te dale bosh", sqaroi Berisha. Sipas tij, ishte pikerisht Edi Rama, ai qe e kundershtoi ne menyren me te prere kete. "Me thane se u zemerua dhe zoti Topi, por une kam qene serioz, me qendrimin tim kam kerkuar qe te zgjidhet nga populli. E kam bere kete me bindjen me te madhe. Zoti Rama ishte kategorikisht kunder dhe une e pranova. Keto i ka zgjidhur Kushtetuta ne menyre te prere", vijoi Berisha. Per sa i perket Prokurorit te Pergjithshem, kryeministri tha se ai eshte prokuror dhe nuk besoj se do te kete nje parti politike qe te pretendoje. "Prokurorin e Pergjithshem e emeron Presidenti i Republikes. Te jeni te sigurt se emri eshte perzgjedhur nga Presidenti dhe eshte votuar nga Parlamenti. Nuk mund te them se ka prokurore te PD-se apo te PS. Ata jene njerez qe ushtrojne detyren e tyre", tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›