E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Do te fitojme thelle me 8 maj

Kryeministri Sali Berisha eshte shprehur optimist per fitoren e thelle te Partise Demokratike, ne zgjedhjet e 8 majit. Kete deklarate kreu i qeverise e beri gjate nje ceremonie festive ne pallatin e sportit "Ramazan Njala" ne qytetin e Durresit me rastin e 20 vjetorit te krijimit, te deges se Partise Demokratike.

"Zgjedhjet lokale po trokasin, qytetarë le të dëshmojmë ne se do bëjmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Unë u garantoj ju se qeveria do të bëjë cdo gjë që ju, që cdo qytetar i këtij vendi të votojë i lirë, të ecin të sigurtë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të ecim të sigurtë drejt fitores sonë, në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë", tha kryeministri Sali Berisha.

Gjate kesaj ceremonie festive, te pranishmit kane ndjekur nje dokumentar te shkurter, rreth historise 20 vjecare qe ka kaluar vendi duke perfshire krijimin e Partise Demokratike ne dhjetor te 1990 e deri tek ngjarja me e fundit dhe historike per shqiptaret, ate te levizjes se lire ne hapesiren Shengen. Nderkaq kryetari i PD–se per Durresin Igli Cara ka shprehur mirenjohjen per te gjithe ata qe krijuan degen e Partise Demokratike per Durresin, e cila ishte e dyta pas Tiranes.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›