E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do të hetoheni për lidhjet me krimin

Kryeministri Sali Berisha ka tensionuar sërish punimet në sallën e Kuvendit. Ai është paraqitur në Parlament në mes të diskutimit të lirë dhe ka kërkuar fjalën për t‘u dhënë përgjigje akuzave të opozitës. Pasi ka theksuar se hetimi ndërkombëtar për çështjen "Fazliç" do të zhvillohet, Kryeministri ka mbrojtur lidhjet e tij me biznesmenin serbo-boshnjak, duke theksuar se opozita po bën vetëm shpifje me akuzat e saj. "Hetimi do të bëhet. Mos kini frikë, ejani këtu të thoni ç‘të doni. Unë nuk kam asgjë në dorë. Kam kënaqësi nga energjitë që ju harxhoni për shpifje. Por të jeni të sigurt se kjo transparencë do të bëhet, pasi unë kam detyrimet e mia. S‘e kam fajin unë, as Fazliç. E keni vetë ju", është shprehur Berisha, duke iu drejtuar opozitës. Pas kësaj deklarate, ai ka akuzuar edhe deputetët e PS-së, por nuk u ndalua në emra të veçantë, duke theksuar se janë të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Akuzat kanë qenë ndaj Metës, Braçes, Malajt etj. I menjëhershme kas qenë edhe reagimi i opozitës, por fjalët e tyre kanë mbetur pa përgjigje konkrete, pasi Kryeministri sapo ka mbaruar diskutimin e tij është larguar nga salla.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›