Berisha, hapi i parë kundër Ina Ramës
Kryeministri Berisha kërkon hetim ndërkombëtar për çështjen "Fazliç", duke sulmuar njëkohësisht Prokurorinë e Përgjithshme, e cila ka ngrirë llogaritë e firmës së kunatit të ministrit Lulzim Basha. Sipas Kryeministrit Berisha, hetimi ndërkombëtar do të përqendrohet në faktin nëse Damir Fazliç ka përfituar të ardhura nga fondet publike në Shqipëri dhe do të hetohet gjithashtu për asetet e ngrira të disa kompanive, që nuk kanë asnjë penalitet. Shefi i qeverisë deklaroi se është e drejtë e ekzekutivit të thërrasë hetim ndërkombëtar dhe për këtë nuk shkel Kushtetutën dhe nuk futet në kompetencat e institucionit të Prokurorisë. Deklarata e Berishës ka ardhur menjëherë pas përfundimit të takimit me një grup diplomatësh të huaj në Tiranë, të cilët kanë kërkuar nga qeveria hetim ndërkombëtar.
Zoti Kryeministër, a mund të na e shpjegoni pak më thjeshtë procedurën që do të ndjekë qeveria për hetimin ndërkombëtar? Ju thatë se do të veproni me dekrete, por me dekrete vepron vetëm Presidenti. Ndërkohë, një hetim ndërkombëtar është bërë në rastin e çështjes "Hajdari" dhe këtë e ka kërkuar prokuroria. Mos po i hiqni në këtë rast të drejtën prokurorisë, ose ju nuk keni besim se prokuroria do të bëjë një hetim të drejtë, të paanshëm, dhe të gjithanshëm?
Në rastin konkret, prokurorisë nuk i merret asgjë. Është e drejtë e qeverisë të thërrasë hetim ndërkombëtar dhe qeveria do ta bëjë këtë. Prokuroria shpresoj ta mirëpresë këtë veprim dhe unë uroj që ta mirëpresë. Nuk po kërkoj transferim të çështjes te hetues ndërkombëtarë, por po kërkoj një grup hetimor së bashku me hetuesit shqiptarë, siç është një praktikë rutinë e ndjekur në shumë vende. Askush nuk duhet të trembet nga një hetues austriak, grek, amerikan dhe britanik. Për sa i përket çështjes së besimit te prokuroria, unë kam detyrimin tim madhor, të përmbush çdo detyrim për pavarësinë e saj. Por pavarësinë e prokurorisë e shkelmojnë, më shumë se çdo gjë tjetër, ata që urdhërojnë me telefon ndalimin e shtetasve të huaj apo vendas, jashtë flagrance. Të ngrish asetet në llogari për hesap të hanxharëve të vjetër të mafies, kjo nuk duhet të lejohet. Të atakosh firmat që kanë bërë biznese në të gjitha qeveritë me dinjitetin më të madh dhe që nuk kanë asnjë lloj penaliteti, kjo do të thotë se ke shkelmuar mbi një parim shumë themelor të vendit dhe të biznesit tënd. Kjo kërkon një zbardhje të plotë. Presionet janë evidente, por detyrimi i Kryeministrit, detyrimi i prokurorit, detyrimi i gjykatësit, është t‘u qëndrojë presioneve dhe të mos tundohet. Është bërë një presion i jashtëzakonshëm për ta bllokuar në mënyra të tjera një nga kompanitë, së cilës i janë ngrirë asetet. Po kanë hasur në një mur dhe ky mur ka qenë Sali Berisha. Kjo është e papranueshme, sepse nuk mund të goditen kompanitë në këtë mënyrë. Kështu tejkalohet çdo lloj kufiri dhe kjo është shumë e rëndë për vendin. Ky është një mesazh i tmerrshëm për biznesin kombëtar dhe ndërkombëtar. Do të kemi një hetim që do të zbardhet sa më shpejt, në përputhje me të gjitha rregullat e shtetit ligjor.
A mund të na sqaroni lidhur me mënyrën se si Fazliç ka blerë pronën e tij në Porto Romano? A është e moralshme, sepse e ligjshme besohet se është, që një mik i juaji të blejë një pronë në një vend që shqiptarët nuk e dinin që do të bëhej park industrial, ndërsa ai e dinte paraprakisht këtë?
Dua të sqaroj se, së pari, Porto Romanon nuk e kam shpallur unë park energjetik. E ka shpallur paraardhësi im. Kur unë u bëra Kryeministër, ata që kanë bërë "deal"-in (marrëveshjen) me paraardhësin tim, u përpoqën që të më impononin ekskluzivitetin, u përpoqën me një presion të dëshpëruar. Për hir të së vërtetës, paraardhësi im nuk ua kishte dhënë ekskluzivitetin. Sepse po t‘ua kishte dhënë, unë do t‘ua hiqja, por zoti Nano nuk ua kishte dhënë. Po të hyni në faqen e internetit të Këshillit të Ministrave, ju do të gjeni me mijëra biznesmenë të pritur nga unë dhe që do të vazhdoj t‘i pres në të ardhmen. Por gjatë takimeve me përfaqësuesit e këtyre kompanive, unë ua kam bërë të qartë se unë nuk jap ekskluzivitete. Ne jemi një vend kohëhumbur.
Nëse prokuroria vendos që të thërrasë në Tiranë zotin Fazliç, ju do të bashkëpunoni për ta sjellë atë në Tiranë? Para një jave, thatë se do të bashkëpunoni për ta sjellë atë në Parlament.
Që Damir Fazliç do të paraqitet para drejtësisë në përputhje me rregullat e vendit tim, këtë e konsideroj të domosdoshme. Të jeni të sigurt se nuk jam unë ai që e bëj këtë. E bën ai vetë. Ai është një njeri i lirë, një biznesmen. Nuk mund të ketë asnjë lloj mëdyshjeje për këtë. Fazliç do t‘i nënshtrohet të gjitha rregullave, për sa kohë të bëjë biznes në këtë vend. Lidhur me ardhjen në Parlament, ajo ishte një polemikë politike. Fazliç erdhi dhe foli. Ai u tha shqiptarëve të gjitha të vërtetat. Ai u tha, më tregoni një dokument që tregon se kam bërë shkelje. Në se tjetri ndalohet për shkrime në gazeta, kjo pastaj është një gjë shumë speciale.
Ju thatë se u është bërë një sekuestrim ligjor kompanive që kanë qenë shtyllë e suksesit të biznesit. Për cilin rast bëhet fjalë? Flitet gjithmonë për bizneset e Fazliç?
Nuk kanë asnjë lidhje. Fatkeqësia e këtyre bizneseve është se kunati i ministrit, Erion Isufi, një djalë i ri në moshë, i cili nuk ka qenë kurrë ortak ose bashkëpronar me Damir Fazliç, ka punuar një vit apo disa muaj si administrator në kompanitë e tij dhe i ka dhënë dorëheqjen me shkrim Fazliçit. Biznesmeni i firmës për të cilën bëhet fjalë e ka pasur në bord këtë biznesmen të ri dhe kjo ka mjaftuar që prokuroria të urdhërojë ngrirjen e investimeve që janë në vazhdim, me të paktën me një objekt 36 milionë eurosh dhe me një grup shumë të gjerë të huaj dhe vendas. Për të qenë i saktë, pyeta Ministrinë e Financave, në se ky biznes kishte pasur ndonjë problem me tatimet. Por rezultoi se nuk kishte pasur asnjë problem. Ishte një aksion i mirëfilltë i prokurorisë, për fajin e vetëm se "krimineli" Erion Isufi, kunati i ministrit ishte në bord. Kjo është e vërteta.
Pati një reagim nga Ministria e Brendshme, që Policia e Shtetit nuk është angazhuar në ato ditë që Fazliç ishte në Tiranë. Atëherë si mund të justifikohen pamjet e shefit të Komisariatit të Rinasit që e shoqëron zotin Fazliç deri në brendësi me një polic tjetër, i cili nuk lejonte gazetarët. Është një shërbim që ne qytetarëve të tjerë nuk na ofrohet.
Duhet të analizohet momenti. Së pari, e ka shoqëruar para telefonatës, apo pas telefonatës. Nuk ka vend të lirë në këtë tokë që të ndalohet tjetri, përveç flagrancës. Flagranca është autorizim ligjor për ndalim. Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk mund të ndalosh një njeri të lirë me telefon. Së dyti, ligji lejon në raste të caktuara dhe asnjëherë kur është i pandehur apo nën hetim, komunikimin gojor midis prokurorit dhe të interesuarit, por në mënyrë absolute, jo midis prokurorit dhe policisë gjyqësore. Ne këtë rast, ka vetëm komunikim shkresor dhe policia gjyqësore është e detyruar t‘i përgjigjet një për një, në rast se nuk janë në kundërshtim me ligjin. Sepse ka një nen në ligjin e policisë, i cili thotë se zbatohen urdhrat që nuk bien në kundërshtim me ligjin. Unë mendoj se problemi madhor është se i është kërkuar drejtorit të kufirit për Tiranën të merrej në shoqërim biznesmeni Damir Fazliç. Ishte në Rinas dhe duhej të shoqërohej për t‘u pyetur nga ana e prokurorisë dhe deklarata tjetër ishte se nuk duhet të lejohet që të udhëtojë. Këto janë momentet. Këto do të zbardhen nëpërmjet Parlamentit dhe hetimit të pavarur. Në se ka përgjegjësi policia, do të marrë ndëshkimin më të madh ligjor. Në se ka përgjegjësi tjetërkush, atëherë do të marrin ndëshkimin ligjor. Ky është vendi i shtetit ligjor, i institucioneve të pavarura, që do të zbatojnë ligjin.
Si do të zgjidhen ekspertët ndërkombëtarë që do të hetojnë këtë çështje?
Unë kam si synim zbardhjen e të vërtetave për këto dy parime të lartpërmendura. Është një pyetje mjaft interesante se kush do t‘i përzgjedhë ata. Ata do t‘i përzgjedhin qeveritë e vendeve mike, me besimin më të plotë. Nuk mund të përzgjedhim ne ekspertët e huaj, sepse nuk kemi një listë të tyre. Ne do t‘u adresohemi qeverive të vendeve mike dhe ato do t‘i caktojnë.
Ju folët për hetim parlamentar, për marrëdhëniet mes institucioneve përkatëse në rastin konkret. A do të thotë kjo se në përfundim të hetimit mund të konkludohet me një kërkesë për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme?
Hetimi parlamentar nuk do të ketë të bëjë me këtë çështje. Ka një ligj që përcakton që Parlamenti nuk mund të hyjë në çështje të hetimit dhe ky është një përcaktim shumë i drejtë dhe unë i qëndroj plotësisht. Parlamenti nuk mund të ndërhyjë dhe nuk mund të bëhet prokurori, pavarësisht nga fuqitë që ka. Nëse ai dëshiron që të bëjë hetim të plotë të çështjes, le të presë sa të përfundojë hetimin prokuroria dhe le të veprojë. Por që ajo t‘i marrë dosjen e hetimit prokurorisë, kjo nuk mund të ndodhë. Pra, Parlamenti do të hetojë çështje që nuk kanë të bëjnë me dosjen e hetimit.
Ju thoni se janë shkelur rregullat. Por dimë gjithashtu se organi i prokurorisë është i centralizuar dhe urdhrat duhet të miratohen më parë nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama. A mendoni se ajo është e përfshirë në këtë thyerje të ligjit?
Unë ia lë vlerësimin për të gjitha të vërtetat komisionit parlamentar dhe hetimit dhe nuk marr përsipër asnjë lloj paragjykimi. Unë jam Kryeministri i vendit dhe jam i bindur dhe i vendosur të bëj çdo gjë për pavarësinë e këtij institucioni. Kam pasur një takim me zonjën Rama për çështjen e Gërdecit dhe kam pasur rastin e mirë t‘i them asaj se shërbimi më i keq që mund t‘i bëhet kësaj qeverie është moshetimi. Këtë gjë ia kam thënë me bindjen më absolute. Jam i bindur se kjo do t‘i shërbejë atij institucioni dhe vet qeverisë për të zbardhur dy parimet themelore të shkelura. Sepse çështjet personale, Fazliç i zgjidh vetë si qytetar i lirë dhe nuk ka asnjë nevojë për ndihmën e Kryeministrit.
Prokurorja e Përgjithshme ka deklaruar sot se institucioni i prokurorisë po sulmohet nga institucione të tjera. Po bëhet një vit që ajo është zgjedhur në këtë detyrë, a keni ju një vlerësim për atë që fillimisht e quajtët simbolikisht Silvia Konti dhe sulmi juaj është kundrejt saj, apo kundrejt personave të tjerë që ndodhen në prokurori?
Kjo nuk është çështje personash. Unë nuk di ndonjë urdhër të prokurorisë, një rast të vetëm, që nuk janë zbatuar urdhrat e saj dhe e garantoj atë se do t‘i zbatohen të gjitha urdhrat dhe do të ketë të gjitha lehtësitë. Se çfarë nënkupton ajo me presion, kjo është çështje tjetër. Nëse bllokohet puna e inspektorëve, kjo është çështje presioni, pasi ata nuk mund të pengohen. Është në detyrimin e prokurorisë të japë statistika dhe të verifikohen ato. Nëse ajo merr si presion faktin që oficerët e policisë nuk zbatojnë urdhra me gojë për të shoqëruar qytetarë vendas apo të huaj në Shqipëri, kjo është një praktikë e kaluar me dekada në Shqipëri. Kjo nuk mund të ndodhë.
Ambasadorët
Diplomatët i kërkojnë Berishës hetim për Fazliç
Diplomatët e huaj të akredituar në ambasadat e vendeve të BE-së në Tiranë kanë ndjekur nga afër konferencën e Kryeministrit Berisha, i cili sulmoi ashpër Prokurorinë e Përgjithshme dhe kërkoi hetim ndërkombëtar për Damir Fazliç. Kryeministri Sali Berisha ka qenë i detyruar nga ambasadat e huaja në Shqipëri të kërkojë publikisht hetim ndërkombëtar për mikun e vet serbo- boshnjak. Trupi diplomatik i huaj në Tiranë i ka specifikuar qartë shefit të ekzekutivit që çështjes "Fazliç" duhet t‘i shkohet deri në fund dhe se akuzat e ngritura në emër të tij duhet të gjejnë një sqarim të menjëhershëm. Në konferencën e djeshme ishin të pranishëm ambasadori i Holandës në Shqipëri, përfaqësues të ambasadës britanike, greke dhe daneze në Tiranë. Prokuroria e Përgjithshme është vendosur nën shënjestrën e shefit të qeverisë, për të cilën është kërkuar edhe ngritja e komisionit hetimor parlamentar për marrëdhëniet midis organit të akuzës dhe dy ministrive, si ajo e Brendshme dhe ajo e Drejtësisë.
Ina Rama: Prokurorë, mos "hani" presion
Kryeprokurorja Ina Rama ka shfrytëzuar analizën e djeshme 9- mujore, për të deklaruar fortë, se ndjekjes penale do t‘i nënshtrohet gjithkush që shkel ligjin, pavarësisht presionit që po i bëhet prokurorisë. "Në kushtet kur kjo veprimtari përplas prokurorinë me shkelësit e ligjit apo cenon interesat e subjekteve të ndryshme brenda vendit dhe më gjerë, mbrojtja që ne i ofrojmë vetes është ligji dhe vetëm ligji. Të gjithë së bashku kemi zgjedhur të jemi prokurorë dhe do të përballojmë me vendosmëri çdo pengesë që hasim në punën tonë", u shpreh Rama.
Në një kohë kur akuzat nga politika adresuar prokurorisë po bëhen dhe më të mprehta dhe kur dy nga prokurorët që tentuan të pyesnin Damir Fazliç pak ditë më parë u lajmëruan publikisht nga Ministria e Brendshme se do të procedohen penalisht, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, u ka dhënë kurajë vartësve të saj që të mos demoralizohen nga presionet dhe të zbatojnë vetëm ligjin. Kryeprokurorja nuk ka qenë e drejtpërdrejt në fjalën e saj, por ka përdorur shpesh togfjalëshin "pavarësi dhe vetëm pavarësi", për punën e prokurorisë. Fjalë të vendosura që vijnë vetëm katër ditë pas kontrollit të iniciuar nga Ministria e Drejtësisë në Prokurorinë e Tiranës dhe vetëm pak ditë pasi u regjistrua procedimi penal ndaj biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazliç.
"Përballoni çdo pengesë"
Drejtuesja e organit të akuzës pohoi se, në kushtet kur e gjithë kjo veprimtari përplas organin e akuzës me shkelësit e ligjit apo edhe cenon interesa të subjekteve të ndryshme që operojnë në shoqërinë shqiptare dhe më gjerë, mbrojtja që ky organ mund t‘i ofrojë vetes së tij është ligji dhe vetëm zbatimi i ligjit. "Qoftë veprimtaria e organit të akuzës, qoftë konkluzionet e nxjerra prej tij në vijim të hetimeve që zhvillohen, duhet të jenë të mbështetura vetëm në prova e në ligj, të pandikuara nga influenca jashtëligjore apo nga presione të çfarëdolloj forme qofshin ato", u tha prerë Rama vartësve.
Ajo shtoi gjithashtu se ushtrimi i ndjekjes penale ndaj kujtdo që dyshohet se ka kryer një vepër penale është jo vetëm e drejtë e organit të akuzës por edhe një detyrim ligjor i saj. "Në këtë sens, detyra prioritare e punës së organit të akuzës është që ndjekjen penale ta ushtrojë në përputhje me të gjitha normat ligjore që janë në fuqi në shtetin shqiptar. Sigurisht, askush nuk mund të ndëshkohet në rast se nuk ka kryer një vepër penale por, të mos harrojmë se detyra jonë funksionale është që kushdo që ka kryer një vepër penale të mos shpëtojë nga vënia para përgjegjësisë ligjore", pohoi Kryeprokurorja. Duke shtuar njëkohësisht se detyra e prokurorisë është që të ushtrojë ndjekjen penale, duke e mbështetur veprimtarinë dhe vendimmarrjen për vënien para përgjegjësisë penale vetëm mbi prova të mbledhura në përputhje me ligjin.
"Prioritet, krimi i organizuar"
Duke përmendur momentet që po kalon shteti shqiptar dhe e gjithë shoqëria shqiptare, si proceset e përfshirjes në organizmat euroatlantike dhe në Bashkimin Evropian, Kryeprokurorja i kërkoi prokurorëve që të shikohet veprimtaria në ushtrim të ndjekjes penale. "Në këtë kuadër, vëmendja juaj duhet të përqendrohet në goditjen me rreptësi të të gjitha formave të kriminalitetit por, në mënyrë të veçantë, në goditjen e veprave penale që kryhen në kuadër të krimit të organizuar, korrupsionit dhe të krimit financiar", tha ajo. Sipas saj, prokurorët duhet të tregojnë kurajë dhe përgjegjshmërinë e nevojshme për të goditur fenomenet e mësipërme, pavarësisht se në cilat struktura shfaqen ato, përfshi këtu edhe vetë sistemin e drejtësisë.
"Duhet bashkëpunim"
Kryeprokurorja Ina Rama i ka shtrirë dorën për bashkëpunim Këshillit të Ministrave. Gjatë fjalës në analizën 9-mujore, ajo tha: "Sigurisht që funksionet e tij kushtetuese organi i Prokurorisë nuk mundet t‘i ushtrojë i vetëm por, në një linjë me të duhet të jenë të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri, përfshi sistemin gjyqësor, por edhe institucionet qeverisëse, në mënyrë që puna jonë e përbashkët të japë rezultat". Sipas saj, bashkëpunimi me këto institucione duhet të shihet si një domosdoshmëri për suksesin e përbashkët, pavarësisht vështirësive që shfaqen në momente të caktuara.
Mesazhi publik
Kryeprokurorja, në krah urdhëruesit e pyetjes për Fazliç dhe hetuesit e Gërdecit
Shoqërimi i Prokurores së Përgjithshme me dy prokurorët e çështjes së Gërdecit në krah, nuk duket të jetë i rastësishëm, përveçse konfirmon prioritetet e institucionit qendror të akuzës për këtë çështje. Duke i vlerësuar në maksimum, drejtuesja e organit të akuzës ka preferuar të ketë në krah drejtorin e drejtorisë së hetimit, Zamir Shtylla, i cili u denoncua nga Ministria e Brendshme si një nga personat që ka urdhëruar ndalimin e Fazliç në shkelje të Kushtetutës. Duket se mesazhi për politikën shqiptare ka qenë i prerë, pasi mjaftoi një veprim për të shprehur gjithë besimin e Kryeprokurores për hetuesit e çështjeve të rëndësishme. Por në sallën ku u mblodhën prokurorët kryesorë të rretheve nuk mungoi edhe hetuesi i vdekjes së Kosta Trebickës, por nuk ishin të pranishëm prokurorët e çështjes së Damir Fazliç.