SHBA: Ndal presionit ndaj Prokurorisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar fuqishëm pas përplasjes mes qeverisë dhe Prokurorisë të Përgjithshme, duke akuzuar ekzekutivin se po ndërhyn në kompetencat e institucioneve të pavarura. Reagimi i Uashingtonit është përcjellë dje në publik nga ambasada e SHBA-së në Tiranë. Zëdhënësi i selisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet një deklarate të zëdhënësit, Biks Aliu, shprehu shqetësimin për ndërhyrjet e dy anëtarëve të qeverisë, përkatësisht ministri të Drejtësisë, Enkelejd Alibeajt dhe ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, kundër Prokurorisë së Përgjithshme. Në deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, theksohet: "Ne jemi shumë të shqetësuar nga veprimet e fundit të ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Brendshëm për të ndërhyrë në pavarësinë e Prokurorisë gjatë një hetimi në vazhdim. Të gjitha çështjet duhet të hetohen në mënyrë të plotë, tërësore, dhe të pavarur pa kurrfarë ndërhyrjeje apo kërcënimesh nga jashtë ndaj prokurorëve. Respektimi i të gjitha institucioneve të pavarura është me rëndësi thelbësore për një demokraci të shëndetshme".
Në fakt, në deklaratën e ambasadës së SHBA, edhe pse përmenden dy ministra, në mënyrë të qartë i jepet një mesazh të qartë politikë, Kryeministrit Sali Berisha. Vetë shqetësimi i Uashingtonit tregon një qëndrim jo vetëm paralajmërues të qeverisë së SHBA-së në lidhje me zhvillimet politike në Shqipëri. Realisht me deklaratën e djeshme të ambasadës amerikane në Tiranë, selia më e rëndësishme diplomatike në kryeqytetin shqiptar, shpreh një qëndrim në lidhje me çështjen më të polemizuar ditët e fundit në opinionin publik shqiptar, përkatësisht çështjen "Fazliç". Deklarata e ambasadës së SHBA, kërkon një hetim të plotë, tërësorë dhe të pavarur, pa asnjë ndërhyrje politike nga ekzekutivi, apo edhe nga institucione të tjera. Kjo deklaratë përbën një paralajmërim të fortë për Kryeministrin Berisha, në lidhje me çështjen "Fazliç". Në fakt, Uashingtoni zyrtar, më shumë se njëherë, kohët e fundit ka bërë thirrje që qeveria të respektojë pavarësinë e Prokurorisë dhe ka mbështetur fuqishëm punën e Kryeprokurores Ina Rama. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Xhon Uithers, deklaroi pak kohë më parë në një intervistë për "Shqip" se "do të donim të shihnim një ligj që e forcon Prokurorin e Përgjithshëm dhe jo që e dobëson institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Do të donim të shikonim masa, që do të rrisin dhe jo të pengojnë liritë e medias. Radio, televizioni, media e shkruar, duhet të operojnë në liri të plotë. Do të donim të shikonim t‘i jepet fund politizimit të institucioneve të ndryshme, si për shembull shërbimet e policisë dhe ato sekrete. Si gjithmonë, kemi të gjithë vullnetin për të punuar me autoritetet shqiptare, grupet private, institucionet ndërkombëtare, për ta ndihmuar Shqipërinë t‘i arrijë ato standarde. E di që janë standarde të larta, por mendoj se nuk janë thjesht për anëtarësimin në NATO, por për të ardhmen e një Shqipërie demokratike".