Berisha: Do të shembim murin e korrupsionit
Kryeministri Berisha ftoi dje qytetarët shqiptarë që të marrin pjesë në festën e 8 dhjetorit si festa e së ardhmes. Në fjalën e tij, gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, dega Tiranë, Berisha ftoi të gjithë qytetarët pa dallim partiak e që e konsiderojnë familjen si vlerë themelore të shoqërisë si një mënyrë për t‘u bashkuar me të gjitha kombet e Europës që festuan në nëntor me një madhështi të merituar e të paparë, rrëzimin e murit të Berlinit, 20-vjetorin e rënies së tij. "Ne kemi një arsye tjetër shumë të madhe për t‘u bashkuar të gjithë në sheshin "Skënderbej" më 8 dhjetor, sepse ne jemi burrat dhe gratë që shembën 19 vjet më parë Murin e Berlinit në Tiranë. Ne sot qëndrojmë në kursin e historisë së shndërrimit të ëndrrave tona në realitet, të shndërrimit të idealit të dhjetorit në realitet, lokomotivë e integrimit të këtij vendi", vijoi Berisha.