Berisha: Do të shkoj me not deri në Korfuz
Kryeministri 65-vjeçar, Sali Berisha, synon të shkojë drejt Korfuzit me not. Pas pushimeve në Jug të vendit, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, numri një i qeverisë tha se "disa herë mendova të nisesha drejt Korfuzit, por thashë ta bëj në një ceremoni më të madhe këtë sesa në vetmi, i shoqëruar edhe nga mediat, në qoftë se e marr këtë vendim". I entuziazmuar se 2009 ishte vit i thyerjeve të rekordeve, Berisha theksoi se "kam thyer një tjetër rekord vetjak, atë në not, duke rezistuar në det më shumë se vitin e kaluar". Sipas tij, rekordi i një viti më parë ishte 120 minuta, ndërsa për këtë vit, gjatë pushimeve në Dhërmi, ai ka notuar për më shumë se dy orë, 123 minuta gjithsej.
Pas ngjitjes së 1500 shkallëve të Murit Kinez përpara zgjedhjeve, këtë herë, Berisha vendosi të ndryshojë sport, duke preferuar notin dhe përfituar nga fakti se nuk është konsumues i duhanit dhe alkoolit të tepërt, çka ia lehtëson kapjen e rekordeve të reja. Kapërcimi i 1500 shkallëve në Kinë dhe notimi mbi dy orë në detin e Dhërmiut tregojnë se shqetësimet me shëndetin për Kryeministrin Berisha kanë marrë fund dhe se tashmë që po kërkon të marrë edhe integrimin në Bashkimin Europian, kërkon t‘u ngjajë liderëve botërorë si Sarkozi. Me shkallët e Murit Kinez, Berisha sfidoi rreth 400 kryeministra të botës, të cilët kanë mundur të shkojnë deri në gjysmën e 1500 shkallëve të ngjitura nga ai. Ndërsa ministrat e tij shkojnë e vijnë në kryeqytet pa pasur mundësi të bëjnë pushime të zgjatura, vetë Kryeministri Berisha ka gjetur kohë në fundjavë jo vetëm të pushojë pak, por dhe të thyejë rekordin personal në not.
Ai ka notuar në bregdetin jonian, në gjirin e Dhërmiut, 123 minuta, nga 120 që notoi një vit më parë. Zyra e shtypit të Kryeministrisë ka shpërndarë edhe imazhet ku Berisha ka pushuar gjatë fundjavës deri mbrëmjen e së martës në Dhërmi. Berisha i ka komentuar pamjet në mbledhjen e qeverisë, duke folur vetëm për notin dhe jo për takimin që zhvilloi në jaht në gjirin e Dhërmiut me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta. "Dy janë kategoritë e njerëzve pa pushime, qeveritarët dhe gazetarët. Unë bëra një pushim të shkurtër, të cilin e përdora për të verifikuar disa rekorde të miat personale. Theva rekordin e vjetshëm në not, e kisha 120 minuta bëra 123 minuta. Disa herë mendova të nisesha drejt Korfuzit dhe të kthehesha, por thashë ta bëj me një ceremoni më të madhe këtë", u shpreh kryeministri. E.