E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valdano: Me Alonson i mbyllëm blerjet

Horge Valdano e ka deklaruar të mbyllur merkaton e Realit të Madridit, të paktën sa i takon përforcimeve. "Me blerjen e Ksabi Alonsos mund të themi se kapitulli i afrimeve është mbyllur përfundimisht. Tashmë duhet të shesim ata futbollistë që nuk janë në planet e skuadrës për sezonin e ardhshëm". Në një intervistë për "Radio Cadena Ser", drejtori i përgjithshëm i spanjollëve e ka përshkruar në këtë mënyrë mesfushorin, që u transferua nga Liverpuli. "Ksabi është një element shumë i rëndësishëm për skuadrën e re. Jam i lumtur që, pas gjashtë vjetëve interesim, më në fund e realizuam këtë blerje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›