E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasano, objektivi i vitit të ardhshëm

Kasano-Juventus, një marrëveshje që në muajin maj ishte fare pranë finalizimit. Por, në fund klubi bardhezi u tërhoq. Negociatat për transferimin e sulmuesit barez te "Zonja e Vjetër" mund të rifillojnë gjatë vitit të ardhshëm: drejtuesit e nënkampionëve të Italisë vazhdojnë ta vlerësojnë maksimalisht lojtarin e Sampdorias. Sipas "Tuttosport", gjithçka do të varet nga paraqitja e Kasanos në këtë sezon, ku ai duhet t‘i bindë të gjithë për kualitetin. 27-vjeçari ka edhe një tjetër sfidë personale: të bindë trajnerin Marçelo Lipi, i cili po mendon ta grumbullojë për miqësoren e Italisë me Zvicrën.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›