Specialistët e Shëndetit: Konsumatorë, kujdes ku i blini ushqimet
Specialistët e shëndetësisë u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos blejnë produkte ushqimore jashtë standardeve higjienike. Tregtimi i produkteve ushqimore në trotuare dhe të ekspozuara në ambiente të hapura jashtë kushteve të ruajtjes së tyre, bën që ushqimet të jenë të ndotura nga tymi i rrugës dhe të mbajtura në temperaturë të nxehtë. Për pasojë, ato mund të shndërrohen në një rrezik shumë të madh për shëndetin e konsumatorëve.
Ali Kyçyku, inspektor sanitar në Drejtorinë e Shëndetit Publik, shprehet se shitja e peshkut, mishit, qumështit dhe bulmetit në rrugë apo në tavolina të ekspozuara kundrejt pluhurit, sidomos në këtë periudhë me rritjen e temperaturave, paraqet rrezikshmëri të lartë te konsumatori.
Ali Kyçyku ka deklaruar se Drejtoria e Shëndetit Publik ka mbyllur deri më tani disa tregje, që nuk i plotësonin standardet e duhura. Ai, gjithashtu, është shprehur se pas çdo inspektimi ku vihen re shkelje dhe parregullsi, DSHP-ja i detyron tregtarët që të hedhin në plehra një sasi të madhe të këtyre ushqimeve të skaduara.