E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do të zhvillojmë arsimin profesional për të luftuar papunësinë

-Fjala e Kryeministrit Sali Berisha në Konferencën për shpalljen e "Strategjisë së Arsimit dhe Formimit Profesional"

Eshtë kënaqësi e veçantë për mua të përshëndes Konferencën Tuaj për një temë kaq të rëndësishme për vendin tone, siç është arsimi dhe formimi professional. Objektivat e Strategjisë së Arsimit dhe Formimit Profesional që shpallen sot në këtë konfenrencë, mëshirojnë objektivat dhe prioritetet e programit të Qeverisë që unë drejtoj, ku zhvillimi i shpejtë dhe modernizimi i arsimit përbën një nga prioritetet kryesore të Qeverisë.

Arsimi është prioritet kryesor i Qeverisë sepse ne jemi të bindur që rritja e shpejtë e nivelit të arsimimit është rruga kryesore për punësimin dhe rritjen e mirëqënies së rinisë shqiptare.

Ne synojmë që, deri në 2009, së paku të dyfishojmë, numrin e nxënësve që vijojnë dhe përfundojnë arsimin e mesëm, për t'i paraprirë zhvillimit të një shoqërie dhe ekonomie të mbështetur në dije.

Qytetarët shqiptarë po shohin se ne po realizojmë premtimet tona edhe në arsim. Unë u premtova gjimnazistëve në ditën e parë të shkollës në shtator 2005 që do ta heqim konkursin dhe kjo po realizohet. Ditët e fundit është shpallur modeli i maturës shkollore, si çertifikim i njohurive për përfundimin e shkollës së mesme dhe i meritës për të hyrë në shkollën e lartë. Me anë të këtij modeli i jepet një goditje sistemit tejet të korruptuar, i cili u ngrit dhe u perfeksionua në Shqipëri, ku vetë administrata, madje edhe ajo e lartë, e arsimit u bë palë në ngritjen e tij në dëm të nxënësve dhe familjeve si dhe të vetë shkollave të mesme.

Ne do t'i japim një mbështetje prioritare zhvillimit dhe forcimit të shkollës së mesme, sepse aty nxënësit marrin kulturën e përgjithshme. Pa një shkollë të mesme të fortë nuk mund të shpresojmë që të keni një brez të ri të arsimuar dhe të edukuar si qytetarë të civilizuar, sado që të përpiqemi t'i forcojmë shkollat e larta.

Arsimit dhe formimit professional deri tani nuk i është dhënë vendi i duhur në kaskadën e sistemit të arsimit. Eshtë e pafalshme që në një vend si Shqipëria, me një popullsi kaq të re në moshë dhe me një papunësi kaq të lartë, vetëm 17 – 20 % e numrit të përgjithshëm të nxënësve të arsimit të mesëm vijojnë arsimin professional, ndërkohë që në vendet e BE ajo është rreth 50%.

Dhe kjo ndodh në një kohë që BE dhe vendet mike janë gati të mbështesin me përparësi arsimin dhe formimin professional. Këtu është rasti të falenderoj Grupin DACH-PLUS dhe të gjithë donatorët apo projektet e huaja që mbështesin zhvillimin e arsimit dhe formimit professional në vendin tonë. Unë, me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë partnerëve që të intensifikojmë më tej bashkëpunimin edhe në këtë fushë.

Njëkohësisht, dëshiroj të vë në dukje, se, deri tani, janë prodhuar shumë dokumente politikash, edhe në këtë fushë, madje ato i kanë kushtuar shtrenjtë taksapaguesve shqiptarë, por është bërë shumë pak. Rezultatet konkrete të kësaj mbështetje gati 15-vjeçare janë fatkeqësisht shumë modeste, sa kohë që vetëm kaq pak nxënës vijojnë shollat profesionale.

Ne nuk duhet të harrojmë për asnjë moment se, pa zhvilluar arsimin dhe formimin professional, nuk kemi asnjë shans për të luftuar papunësinë. Tregu I punës po rrit vazhdimisht kërkesat e tij për njërëz të kualifikuar. Unë dëshiroj t'u bëj thirrje dikastereve përgjegjëse dhe të gjithë institucioneve që veprojnë në këtë fushë, të jemi konkret, të hartojmë jo strategji teorike në letër, por programe konkrete dhe të monitorueshme veprimi. Ne nuk kemi kohë për të humbur, lypset rritëm i lartë pune i adminisitratës qendrore dhe locale të arsimit për realizimin e objektivave të kësaj strategjie. Ne duhet ta ndryshojmë gjendjen e arsimit dhe formimit professional sa më shpejt.

Kjo strategji dhe programet në zbërthim të saj, duhet bëjnë të mundur ngritjen me shpejtësi të Qendrave të Arsimit dhe Formimit Professional në të gjitha qytetet dhe komunat e mëdha të vendit. Këto qendra duhet të punojnë 16 orë në ditë, të gumëzhijnë nga të rinjtë dhe qytetarët që duhet të rishkollohen për të rritur shanset për punë, të kenë kenë kapacitetet e nevojshme deri tek komputerat dhe lidhje në internet. Për këto qendra dhe programet që duhet të ofrojnë ato duhet të kualifikohet me shpejtësi personeli i nevojshëm social dhe mësimdhënës. Kemi aq shumë mësues pa punë, ato duhet të ri-orientohen dhe ri-kualifikohen përmes kurseve të shkurtëra intensive që të punësoshen në të tilla qendra. Për ngritjen e këtyre qendrave duhet të shfrytëzohen shkollat e mesme dhe tetëvjeçarë eksistuese. Dëshiroj të nënvizoj në këtë kontekst, detyrën e veçantë që u takon të luajnë universitetet, veçanërisht ato të rretheve. Ato në bashëkpunim me të dy minsitritë dhe partnerët ndërkombëtar duhet të fillojnë menjëherë të ngrejnë pranë tyre Qendra ose Akademi të Arsimit dhe Formimit Profesional, të hapin degë dhe kurse që çojnë në një diplomim të shpejtë professional. Univeristetet duhet të dalin nga guaska e akademizmit të mbyllur dhe të fillojnë t'i ofrojnë shërbime konkrete komunitetit taksapagues. Me Universitetin e Durrësit ne dëshirojmë ta zbatojmë edhe modelin e një Akademie profesionale brenda tij.

Zhvillimi i arsimit dhe formimit professional ka një kosto të lartë, për shkak të natyrës së tij. Qeveria është e gatshme të investoj me përparësi në arsim. Ne jemi të vendosur ta dyfishojmë buxhetin për arsimin deri në fund të mandatit.

Por, për një arsim të tillë, ku nxënësit dhe qytetarët arsimohen dhe formohen për të ushtruar profesione që i shkojnë tregut të punës, edhe sektori privat duhet të ndërgjegjësohet për rolin e madh që ai ka në zhvillimin e këtij arsimi. Unë i bëj thirrje sektorit privat të bashkëpunoj me ne për të ndihmuar zhvillimin e arsimit dhe formimit professional.

Gjithashtu ka ardhur koha, që të zhvillohen modele të reja të mbështetjes së arsimit dhe formimit profesional, modele fleksibile të mbështetjes së arsimit professional, që mundësojnë një pjesëmarrje më të madhe të sektorit privat dhe të vetë qytetarëve që arsimohen në koston e arsimit.

Duke u falenderuar u uroj suksese në punimet e kësaj Konference!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›