E Diel, 1 Nëntor 2026

Petersen-Kosumi: Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me qëndrimin konstruktiv të qeverisë shqiptare

Kryeministri Berisha viziton Kosovën me 26-27 janar 2006

Me 26 dhe 27 janar 2006 kryeministri Sali Berisha do të vizitojë Kosovë me ftesën e përbashkët të kryeadministratorit Soren Jessen Petersen dhe kryeministrit Bajram Kosumi.
Në ftesën e tyre dërguar me 12 janar, Petersen dhe Kosumi theksojnë :
"Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me qëndrimin konstruktiv të qeverisë suaj për çështjet që lidhen me të ardhmen e Kosovës. Në fakt, konsultimi dhe bashkëpunimi rajonal do të kenë impakt pozitiv jo vetëm për procesin e përcaktimit të statusit të ardhshëm, por gjithashtu edhe për përmirësimin e kushteve shoqërore dhe ekonomike të banorëve të Kosovës."
Kryeministri Berisha ka mirëpritur dhe ka konfirmuar vizitën e tij në Prishtinë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›