Obama apo Romney? Amerikanët në radhë për të zgjedhur presidentin
Washington- Amerikanët sot do të vendosin nëse Shtëpinë e Bardhë do të vazhdojë ta drejtojë edhe për 4 vjet të tjera Barack Obama apo presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara do të jetë milairderi Mit Romni.
Qendrat e votimit u hapën në të 26 shtetet lindore dhe qendrore. Vemendja është perqendruar në Florida, ku raportohen radhë të gjata votuesish dhe Ohajo. Sondazhet flasin për një garë kokë më kokë, ose shumë të ngushtë, megjithese Barak Obama kryeson ne shtetet e lekundur.
Votimi nisi në qytetin Diksvil Noc ne Nju Hemshwr ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe kundërshtari i tij Mit Romni moren secili pese vota në Diksvil Noc në Nju Hempshër. Rezultatet e para të garës presidenciale dalin pikerisht nga kjo zonë, që votoi mengjesin e së Martës. Kjo është hera e parë që të dy kandidatët marrin vota të barabarta. Sipas censusit te vitit 2010 ky qytet fshat kishte 12 banorë.

Presidenti Obama duke votuar
Me 6 Nentor votohet per disa guvernatore shtetesh, nje e treta e 100 anetareve te Senatit si dhe te gjithe 435 anetaret e Dhomes se Perfaqesuesve. Sipas analisteve, demokratet do te ruajne kontrollin e senatit ndersa republikanet ate te dhomes se perfaqesuesve.

Qendër votimi
Sondazhet në rang kombetar tregojne dy rivalet thuajse ne te njejtin nivel, por demokrati Obama kryeson ne disa prej shteteve te lekundur, vecanerisht Ohajo. Dhe jane votat e ketyre votuesve qe do ti japin 270 votat elektorale qe ai ka nevoje per te fituar. Deri tani jane rregjistruar 30 milione zgjedhes te hershem. Ne mbi 30 shtetet është lejuar si vota me poste ashtu edhe ajo e hershme, ku vete zgjedhesit kane qene te pranishem.

Qytetarët duke votuar
Fushata e dy kundershtareve ne disa prej shteteve te lekundur synon te nxise perkrahesit te shkojne ne votime si dhe te ndikojne te te pavendosur. Nese zgjidhet, Romni do te jete prisidenti i pare mormon dhe nje nga presidentet me te pasur, ne Shtepine e Bardhe. Gjate fushates presidenciale jane harxhuar te pakten 2 miliarde dollare.

“Unë votoj”

Njerës në votime
/IDEA/