Kapet peshkaqeni tiger
Një peshkaqen 400 kg është zënë nga rrjetat e anijes së peshkimit “Pavarësia”. Peshkaqeni është kapur në det në një thellësi prej 150 metra, 1 milje e gjysmë nga ishulli i Sazanit dhe 5 milje nga bregu i detit të Vlorës.
Ekuipazhi i anijes së peshkimit pasi ka kaluar 2 milje larg ishullit të Sazanit ka hedhur rrjetat dhe mbas tre orësh ka filluar procesin e mbledhjes së tyre. Mbas shumë përpjekjesh u arrit të nxirrej në sipërfaqe të ujit rrjeta, por peshkatarët janë habitur kur panë një peshkaqen i përmasave të mëdha .
Ata kanë lënë të varur rrjetën deri sa peshkaqeni ka ngordhur sepse ishte shumë I rrezikshëm dhe kërcënohej jeta e tyre. Një vit me pare një tjetër peshkaqen tigër i kap ne këto ujra, por ishte i përmasave me t vogla dhe peshonte 150 kg