E Diel, 1 Nëntor 2026

Supergrabitesi Viktor Gushi perpara gjykates

Supergrabitësi Viktor Gushi për herë të parë del në bankën e të akuzuarve përpara gjykatës. Pas një viti nga arrestimi i tij, Gushi do të përballet në gjykatë më akuzat për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanajt, arkëtares Leonora Kaloci si dhe për një sërë grabitjesh në kryeqytet. Trupi gjykues kryesohet nga Altin Abdiu ndërsa anëtarë të tij janë Shefkie Demiri dhe Kreshnik Omari. Në seancën e parë gjyqësorë të pranishëm në sallë kanë qenë edhe familjarët e Rrapo Sinanjt, argjendarit i cili u vra nga Viktor Gushi një vit më parë.  Në kërkesë padinë e prokurores Lindita Ziguri ndaj 45 vjeçarit rëndon akuza  për vjedhje me pasojë vdekjen “ 2 herë,” vjedhje me armë” 8 herë,  “vjedhje me armë” e mbetur në tentativë 5 herë, “plagosje e rëndë me dashje” 3 herë dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake. Séance e parë gjyqësore u shty për në datën 14 nëntor për shkak se avokatja e 45 vjeçarit Vjollca Pustina nuk ishte paraqitur. Gushi u paraqit I qetë para trupit gjykues ndërsa ka deklaruar se nuk kishte asnjë kërkesë paraprake dhe se kërkonte që gjyqi të zhvillohej në prezencë të avokates së tij. Viktor Gushi me grabitjet e dhunshme ishte kthyer në tmerrin e filialeve bankare në Tiranë dhe Fier, si edhe të argjendarive dhe dyqaneve të këmbimeve valutore.  Si autor i grabitjeve u zbulua nga një kamer sigurie teksa largohej nga tentativa e grabitjes së një banke, ku mbeti i plagosur roja Skënder Elmazi dhe u vra arkëtarja Leonora Kaloçi. Si prova në procesin gjyqësor kundër tij janë paraqitur një sërë provash mes të cilave edhe rrëfimet e 45 vjeçarit ku ka pranuar fajësinë e tij për grabitjet para oficerëve të policisë dhe para gjykatës. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›