E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prioritetet e BE, debati zhvendoset për Grida Dumën

Komisioni i Integrimit

Debate në Komisionin e Integrimit për prioritetet e KE.

Bregu: Procedime penale për 59 prokurorë, Prokuroria është përgjigjur vetëm për një

Komisioni Parlamentar i Integrimit u përfshi dje në debate lidhur me 12 prioritetet e Komisionit Europian dhe rishikimin e Planit të Veprimit. Anëtarët e opozitës në Komision e kanë cilësuar si të papërfunduar dhe jo të plotë strategjinë e hartuar nga Ministria e Integrimit për sa i përket adresimit të problematikave të hasura nga KE. Kryetari i Komisionit të Integrimit, Ditmir Bushati, kërkoi nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, që qeveria të bashkëpunojë më shumë me Prokurorinë, paçka divergjencave që kanë me kryeprokuroren Ina Rama. Për Bushatin, një kërkesë e ndërkombëtarëve është ndëshkimi i zyrtarëve të lartë, siç e quajti ai procesi i Sanaderizimit, duke iu referuar arrestimit të ish-kryeministrit të Kroacisë, Ivo Sanader. Janë vendosur disa standarde në rastin e Kroacisë. Ne duhet që këto standarde ti aplikojmë në terrenin shqiptar, në Planin e Veprimit, dhe për këtë duhet të ketë bashkëpunim më të qartë midis strukturave të qeverisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, pavarësisht konsideratave personale për zonjën që drejton sistemin e akuzës, deklaroi Bushati. Ndërkaq, për ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, institucioni i Prokurorisë ka treguar mungesë bashkëpunimi lidhur me kërkesat që i janë bërë nga Ministria e Drejtësisë për nisjen e procedimit penal për 59 prokurorë. Ka pasur kërkesa për procedime penale për 59 prokurorë, për këto kërkesa të Ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme ka kthyer përgjigje vetëm për një rast dhe për 58 nuk ka kthim përgjigje, pohoi ministrja e Integrimit. Debati në komisionin u zhvendos edhe rreth pranisë ose jo në seancat e ardhshme të zëvendësministres së Integrimit Grida Guma. Ministrja e Integrimit i kërkoi Ditmir Bushatit që në mbledhjen e ardhshme të ishte i përpiktë në orar. Po ti nuk vjen fare për atë punë. Ti nuk sjell as zv.ministrat, as Gridën (Guma), as atë tjetrën për atë punë, theksoi Bushati. Por deputeti Taulant Balla u shpreh se: Se mos na sjell vërtetë Gridën, se nuk e pranojmë. Gjatë replikës Ministrja Bregu ka ironizuar qëndrimin Ballës. Çfarë meraku ke Taulant. Të mbahet goja para Gridës?!, theksoi Bregu.
Gjykata Administrative
Projektligji i ri që pritet të hartohet nga Ministria e Integrimit për Statusin e nëpunësit Civil ka ngjallur reagimin e të majtëve në komisionin e Integrimit. Sipas socialistit Taulant Balla, Departamenti i Administratës Publike duhet të jetë i pavarur nga ekzekutivi dhe të hiqet nga varësia e Ministrisë së Brendshme. Por Ministrja e Integrimit ja faturoi opozitës mungesën e reformës në Shërbimin Civil. Pengesa sipas Bregut në plotësimin e kësaj kërkesë të Komisionit Europian vjen për faktin se opozita nuk votoi ligjin e Gjykatës Administrative që është dërguar 5 herë në Kuvend. Bllokimi i Gjykatës Administrative sipas Bregu ka bërë që Komisioni i Shërbimit Civil të mos transformohej dhe të kalonte në varësi të kësaj hallke të re të gjyqësorit. Ndërkaq nuk e shoh si të pa vend urdhrin e kryeministrit për eliminimin e kontratave të përkohshme në administratën publike, theksoi Bregu.

Debatet dhe batutat në Komision
Majlinda Bregu:
Mbledhjen e shkuar më keni thirru pa axhendë të përcaktuar, Taulant. Në qoftë se do më kishit sjellë axhendën e specifikuar të diskutimeve, patjetër që do të kisha marrë pjesë dhe do të isha paraqitur në mbledhje. Tani pse nuk fillojmë? Mungon kryetari?! Të presim 10 minuta Ditmirin tani?
Taulant Balla: Çlodhuni pak zonja ministre, pini një kafe sa të fillojë mbledhja.
Ditmir Bushati: Ne e njohim strukturën e Ministrisë suaj, keni dy zëvendësministra dhe një sekretar të Përgjithshëm, të cilët mund ti kishit sjellë në vendin tuaj në rast se e kishit të pamundur të ishit në mbledhje. Por nuk dua të bëj debat politik në Komision.
Sherefedin Shehu: Dua të di qëndrimin tuaj zonja Bregu lidhur me ligjin e integrimit evropian. A mendoni se është i vjetër dhe duhet riparë? Është komentuar edhe nga shoqëria civile që është një ligj që nuk përshtatet me kohën dhe ndoshta mendoj se do të ishte më mirë ta quanim ligji Bregu, se sa ligji Zela.
Majlinda Bregu: Ndërkaq, nuk e shoh si të pavend urdhrin e Kryeministrit për eliminimin e kontratave të përkohshme në administratën publike. Në qoftë se kemi pasur 24.3 % kontrata pune të përkohshme për nëpunësit civilë në momentin që kemi nisur planin për veprim, këto kontrata janë limituar vetëm në 10 %, dhe eliminimi i tyre do të bëhet deri kur DAP të miratojë strukturën e 8 ministrive të tjera. Miratimi i ligjit për nëpunësin civil kërkon bashkimin e votave dhe jam e bindur se do ta votoni ligjin e Gjykatës Administrative dhe nuk do të ndryshoni mendje të votoni edhe ligjin e Shërbimit Civil.
Ditmir Bushati: Ne do të dëshironim që në Planin e Veprimit të shihnim garanci të qarta që do të zbatohen vendimet e KSHC-së.
Majlinda Bregu: Nëse po flet për garanci nga institucionet shqiptare për të ekzekutuar urdhrat e KSHC-së. Për ata nëpunës që kanë fituar gjyqet, tu jepet pagesa deri me një, në qoftë se institucioni i ka hyrë në hak. Ju jeni dëshmitar zoti Bushati.
Ditmir Bushati: I keni të shkruara, të zezën në të bardhë, të gjitha vërejtjet e KE-së për këtë problem.
Mesila Dodaj: Zoti Bushati, po abuzoni me postin e kryetarit dhe të garantoj që nuk ke për tia dalë të përdorësh këtë post për tu ngritur në karrierën politike. E ke të pamundur.
Taulant Balla: Disa nga masat që propozoni nuk kanë të bëjnë fare me luftën ndaj korrupsionit. Në Komision janë bërë të qarta masat që duhet të merrni dhe ju vazhdoni të përsërisni të njëjtat gabime. Me Prokurimet Publike ju e kaluat shumë kollaj, ia ngarkuat kompetencën Kryeministrit.
Majlinda Bregu: Të gjitha propozimet tuaja na i dërgoni dhe ju garantoj që në Planin e Veprimit do të citohen që janë propozimet e opozitës në Komisionin e Integrimit. Na jepni mundësi që në rishikimin e Planit të jemi seriozë, dinjitozë e elitarë në plotësimin e detyrimeve tona. Na jepni mundësi, zoti kryetar, që ky proces të mos pengohet, sepse ne këtu mund të mos biem dakord për gjëra të parëndësishme. Ju ftoj të organizoni pa pushim mbledhje të Komisionit, krahas meje, të ftoni ministrat, Nishani, Pollo, Halimi dhe Ksera.
Ditmir Bushati: Kam të njëjtin shqetësim për sa u përket masave që duhen marrë, për sa i përket prokurimit publik, por edhe të gjitha çështjet që prek korrupsioni dhe strategjia e qeverisë. Masat e fundit për sa i përket vijimësisë solide të zyrtarëve të lartë, ose thënë ndryshe Sanaderizimi i jetës politike, do vazhdoj ta them dhe do vazhdoj ta them. Nuk ka asnjë evidencë në këtë drejtim për sa i përket ndëshkimit të zyrtarëve të nivelit shumë të lartë. Janë vendosur disa standarde në rastin e Kroacisë. Ne duhet që këto standarde ti aplikojmë në terrenin shqiptar, në Planin e Veprimit, të ketë bashkëpunim më të qartë midis strukturave të qeverisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, pavarësisht konsideratave personale për zonjën që drejton sistemin e akuzës.
Majlinda Bregu: Në pjesën e hetimeve dhe investigimeve që kanë të bëjnë me Prokurorinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, e përmendi zoti Balla, që ka të bëjë me prioritetin numër 7, ka pasur jo pak, por 54 kërkesa për procedime penale për 59 prokurorë, për këto kërkesa të

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›