E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia, parlamenti i thotë jo festës së 28 nëntorit

28 nëntori, festa e Ditës së Flamurit nuk do të jetë festë shtetërore për shqiptarët në Maqedoni. Pas diskutimeve të gjata në parlamentin e maqedonas, projektligji i propozuar nga PDSH nuk është miratuar. Edhe pse partitë shqiptare bashkuan votat ato nuk kanë siguruar shumicën e nevojshme.

Deputetët e PDSH-së theksuan se ky propozim duhej mbështetur për shkak se bëhet fjalë për një ditë të rëndësishme për shqiptarët si popull. “Është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, sepse na bashkon”, tha Gazmend Aliu. Kurse deputetët e BDI theksuan se kjo është një manovër pasi PDSH propozon ligje të tilla dhe mbron interesat e shqiptarëve vetëm kur është në opozitë. “Mbështesim propozimin, por kemi mëdyshje për qëllimet e PDSH-së”, tha Suzana Saliu.

VMRO-DPMNE votoi kundër këtij propozimi me argumentin se propozimi krijon ndarje kurse LSDM vlerësoi se ka shumë festa. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›