Hoxhaj nga Tirana Kosova dhe Serbia kurrsesi nen modelin e dy Gjermanive
Kosova dhe Serbia kurrsesi nuk mund të bashkëjetojnë nën modelin e dy Gjermanive. E përcolli prerazi mesazhin e tij ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, pas takimit me homologun shqiptar Edmond Panariti. Para gazetarëve Hoxhaj, theksoi se dialogu Prishtinë-Beograd bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe mbi rezolutën e miratuar së fundmi në Kuvendin e Kosovës.
Shefi i diplomacisë së Tiranës, shprehur mbështetjen ndaj qëndrimit të zotit Hoxhaj. Panariti me dije se gjatë takimit të fundit në Tiranë me ministrin e Jashtëm serb, Ivan Mërkiç, ka kërkuar gjithashtu ndalimin e dhunës së Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Gjatë konferencës për shtyp, ministri Panariti, u pyet edhe mbi çështjen e kufirit detar me Greqinë.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e anullon marrëveshjen e mëparshme dhe nuk ekziston asnjë marrëveshje e re për delimitimin e ujërave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. A jemi të interesuar ne për këtë? Po, por për këtë kërkohet kohë dhe
marrëveshja e re duhet të jetë e pranueshme në mënyrë që të jetë afatgjatë dhe e qëndrueshme”,-tha ai.
Ministrat e jashtëm, në takim biseduan edhe mbi draftpropozimin e Ministrisë Punëve të Jashtme të Shqipërisë, mbi forcimin e bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme si ekonomia, arsimi, turizmi.