E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Dorëzimi i përgjigjeve të pyetësorit, moment solem

Kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp e ka cilësuar dorëzimin e përgjigjeve të pyetësorit të KE-së në Bruksel si moment solem dhe emocional jo vetëm për të por edhe për mikpritësit e tij.
"18 vjet më parë do të vizitoja Brukselin si përfaqësues i një vendi që përjetonte zinë e mjerimit dhe skamjes së thellë theksoi Berisha duke shtuar se tashmë shqiptarët po ndërtojnë idealin e tyre europian.
Berisha duke e cilësuar përgjigjet e pyetësorit si libri më voluminoz i shtypur ndonjëherë theksoi se kur e dorëzoi ndjenja e krenarisë ishte e madhe por ndjenja e përgjegjësisë akoma më e madhe.
"Në takim me komisionerin për zgjerim Fyle ai u ndal te kriteret politike të cilat janë kritere bazë për një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE dhe çështja e qëndrimit të opozitës nga Parlamenti ishte një çështje që u diskutua gjerësisht" theksoi Berisha duke shtuar se në këtë takim u ra dakort që çështja të shkojë përpara duke respektuar kushtetutën e vendit dhe transparencën europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›