E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Dyert e universiteteve te hapura per te gjithe

Universitetet do të hapin dyert për të gjithë  ata të rinj që duan të ndjekin arsimin e lartë. Sot ekziston liria e dijes, liria akademike, liria e shprehjes dhe ajo e kërkimit shkencor përkrah garantimit të cilësisë që ofrojnë  institucionet e arsimit të lartë.

Këto kanë qenë fjalitë e kryeministrit Berisha, drejtuar studentëve të sapo diplomuar të Universitetit të Tiranës, në shkencat sociale. Kreu i qeverisë tha se reformat e ndërmarra në arsim kanë sjellë ndryshime rrënjësore, krahasuar me 20 vite më parë. Në këtë ceremoni ka përshëndetur ish-studentët edhe Rektori Dhori Kule si dhe stafi akademik i Universitetit të Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›