Pastrohen kolektoret. Masa per shmangien nga permbytjet

Për të shmangur përmbytjet si ajo e dhjetorit të vitit të kaluar në qarkun e lezhës po punohet intensivisht tani në stinën e thatë për pastrimin e riparimin e kanaleve kulluese. Në kolektorin 10 kilometër të gjatë Tale-Zejmen, i cili na raste reshjesh ishte kthyer në makth për banorët e komunave Zejmen dhe Shënkoll kanë nisur punimet që në muajin qershor, të përqëndruara në pikët më delikate të tij për të vazhduar më pas edhe në grykederdhjen e kolektorit për të shmangur përmbytjet në stinën e dimrit.
“Situata në dy vitet e fundit ka qenë absolutisht e papranueshme. Në veçanti zona e Zejmenit, përfshi edhe Kajushin. Ne ishim të detyruar t’i ktheheshim edhe një herë punës dhe do të krijojmë mundësi që largimi i ujrave të bëhet në një kohë sa më të shpejtë dhe të shkurtër”- tha Frangaj.
Sipas Frangajt me gërmimin dhe largimin e 80 mijë m3 dhera do të sigurohet kuota më e mirë që përkon me atë fillestaren kur është ndërtuar kolektori në vitin 1965, gjë që do të sigurojë edhe largimin e shpejtë të ujrave.
Rreshjet e shiut ne fundin e dhjetorit te vitit qe shkoi krijuan shumë probleme ne komunen e Zejmenit dhe shkak i kesaj situate ishte pikerisht bllokimi i ketij kolektori shkarkues.
Lindita Kokaj Azhornuar së fundi ( e shtunë , 23 korrik 2011 )