Sequi per integrimin Shqiperia larg axhendes se BE-se

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Ettore Sequi nga Pogradeci i ka bërë thirrje politikës të bashkëpunojë në funksion të integrimit në Bashkimin Europian, Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë pasi është shumë larg axhendës së Bashkimit Europian ka theksuar diplomati duke garantuar asistencën e Komisionit Europian në këtë proces.
“Kemi besim se politika do të bashkëpunojë për integrimin e vendit. Objektivi më i madh i politikës shqiptare duhet të jetë pikërisht integrimi,pasi Shqipëria është larg axhendës së BE. KE është e gatshme të asistojë në këtë drejtim, pasi Shqipërisë i duhet ende punë”-tha ai.
Ambasadori i BE-së Ettore Sequi i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të përfundimit të punimeve për rikonstruksionin e doganës së Tushemishtit në Pogradec.
Jorgjeta Gjançi
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 23 korrik 2011 )