Korce rezidence per te moshuarit. Ndertesa e re gati ne fund te vitit
Të moshuarit e vetmuar shumë shpejt do të mund të akomodohen në ndërtesën e re që po ndërtohet në formën e rezidencës në qytetin e Korcës. Gjatë shërbimit social nëpër shtëpitë e të moshuarve u vërejt se shumë prej tyre për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore kishin nevojë për shërbim 24 orë madje edhe të specializuar dhe kështu lindi nevoja për grumbullimin e tyre dhe mbajtjen në kujdes gjë që do të mund të realizohet në fund të vitit.
“Duke parë gjendjen e rënduar të të moshuarve të cilëve u ofrojmë shërbim, kujdesin në shtëpi dhe shërbime të tjera që ne kemi që në vitin 2003, e kemi parë që ishte shumë e rëndësishme të kishte një shërbim 24-orë për të moshuarit, sidomos kategoria e rënduar nga ana shëndetësore. Kjo na ka shtyrë për të ngritur sa më shpejt një shërbim 24-orë. Punimet kanë ecuar shumë shpejt dhe mendojmë që në fund të dhjetorit punimet do të kenë mbaruar dhe në janar të fillojmë të strehojmë të moshuarit e parë”- tha Eriola Kanani, drejtoreshë e Qendrës së të Moshuarve në Korçë.
Rezidenca për të moshaurit ka 43 dhoma me kushte bashkëkohoore një holl të madh, guzhinë e mence, zyra dhe infermieri per personelin si dhe hapesira të mëdha në natyrë për lulishte dhe shëtitore. Kjo ndërtesë do të jetë edhe zgjidhje praktike për të moshuarit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët që lëvizin me karroca me rrota.
Jorgjeta Gjanci Azhornuar së fundi ( e shtunë , 23 korrik 2011 )