E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtuesit e shkollave ne provim per te ruajtur punen

Drejtuesit e shkollave të sistemit parauniversitar do t’i nënshtrohen testimit për aftësinë e tyre profesionale gjatë muajve nëntor – dhjetor. Në rast se ata nuk do ta kalojnë atë në fazën e parë, arsimtarëve do tu jepet edhe një shans i dytë në të kundërt ata do të humbasin vendin e punës. Por këtë provim  kanë të drejtë ta japin dhe të gjithë ata arsimtarë që kanë aftësi profesionale dhe synojnë  të bëhen drejtues shkollash.

“Të gjithë drejtorët ekzistues do të vazhdojnë të jenë në punë për sa të përfundojë gjithë cikli i çertifikimit. Do të futen të gjithë ata drejtorë që kanë këtë lloj certificate që kanë marrë në provimin e shtetit për kualifikimin e drejtuesve. Në momentin që një drejtues futet në provim dhe nuk e merr çertifikatën ai nuk e merr provimin. Ai nuk mund të jetë më drejtor nëse nuk e ka çertifikatën e kualifikimit të drejtuesve”- thotë Dorina Rapti, drejtoreshë e arsimit profesional në MASH.

Në testim do të hyjnë të gjithë kandidatët që do të plotësojnë kriteret e vendosuara nga  ministria e arsimit , pasi në  rast se nuk plotësohen kushtet arsimtarët nuk kanë të drejtë të marrin pjesë  në këtë garë.
“Duhet të kenë përfunduar të gjitha modulet që janë të paraqitur në programin kombëtar të kualifikimit. Në provimin e shtetit mund të futen edhe ata që kanë një master në menaxhim dhe administrimin e arsimit. Pra mund të futen në provim ata drejtues që kanë kryer 10 vjet drejtim, gjithashtu mund të futen edhe drejtues të cilët kanë 5 vjet të njëpasnjëshme”- thotë Rapti.

Dy muaj më parë për të rritur cilësinë e stafeve pedagogjike në shkollat e vendit u zhvillua testimi i kualifikimit të arsimtarëve. Rezultatet e provimit treguan se rreth 2% e mësuesve që hynë në testim nuk kishin kualifikimin e duhur profesional çka i penalizoi ata duke i shpallur mbetës. Provimit iu nështruan rreth 3000 arsimtarë që përmbushnin kriteret. Në bazë të rezultateve të këtij testimi arsimtarët përfituan dhe shtesën që iu bë pagës së tyre.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›