E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fituesit e matures ne 1 Gusht nis llogaritja e pikeve

Në një gusht specialistët e arsimit në bazë të formularit A2 do të nisin  përllogaritjen e pikëve për fituesit në universitete. Pas mbarimit të konkurseve  në fund të muajit gusht në disa  universitete si në atë politeknik, akademinë e arteve dhe në universitetin e sporteve, rreth 11 shtatorit do të shpallet lista paraprake e fituesve, e cila sipas specialistëve pritet të ndryshojë  nga ajo përfundimtare.

Konkurset fillojnë nga fundi I gushtit dhe përfundojnë në datë 2 shtator. Në datë 5 shtator marrim konfirmimin e rezultateve të konkureseve. Në datë 11 shtator parashikohet data e rezultateve të para, listat paraprake dhe listat përfundimtare. Kjo bëhet për arsye se një pjesë e madhe e maturantëve që konkurojnë kanë shprehur dëshirën për të shkuar në institucione të arsimit të lartë public apo privat jashtë shtetit. Pas rregjistrimit parashikojmë sa vende vakante krijohen dhe fusim sistemin edhe një herë në punë”- tha Arben Fagu, drejtor i Agjensisë së Pranimeve dhe Vlerësimit të Nxënësve.

Aktualisht në shkollat e mesme të vendit ka filluar të shpërndahet formulari A2, i cili përcakton dhe preferencat e ish- maturantëve për degët që duan të ndjekin. Të rinjtë do të kenë afat deri në fund të korrikut që ta plotësojnë atë , ndërkohë që në rast të mos dorëzimit të tij brenda afatit , maturanti penalizohet duke mos u kualifikuar në listën  e atyre që  do të ndjekin universitetin.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›