E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Edhe pas 20 vitesh, shumica e shqiptarëve i besojnë PD-së

Në mbledhjen e sotme me krerët lokalë të PD-së dhe deputetët, kryeministri Berisha e ka shpallur 22 marsin ditë feste duke theksuar se edhe 20 vjet pas fitores së parë, shqiptarët i besojnë ende forcës së tij politike.

Ky takim nuk mund të kishte temë më të rëndësishme se 22 marsi, 20-vjetori i përmbysjes në Shqipëri me votën e lirë të qytetarëve të regjimit më barbar që kombi shqiptar njohu në tërë historinë e tij. Shqiptarët 20 vjet më parë i besuan Partisë Demorkratike, ato ishin faktor i besimit unikal dhe vendosën besimin e tyre tek forca politike dhe progami i saj dhe këtë besim ia përsëriti forcës politike. Fakti që ky 20 vjetor e gjen në pushtet Partinë Demokratike përbën jo vetëm nderim më të madh, por edhe detyrimin dhe përgjegjësinë më të lartë. Në këtë kontekst, data 22 mars është ditë pushimi, por ne do ta shndërrojmë në ditën e festës më të bukur për shqiparët, tha Berisha.

Në kuadrin e festimit të fitores së parë të demokratëve në vitin e 100 të Pavarësisë së Shqipërisë, Berisha u shpreh se asgjë nga koha e Pavarësisë gjer në sot në jetën e shqiptarëve nuk ka ndikuar më shumë se sa përmbysja e diktaturës komuniste. Ai shtoi se në PD do të nisë në këtë ditë një valë anëtarësimesh të reja, të cilat do të vijojnë deri një muaj para zgjedhjeve të 2013-s.

Në 22 mars 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet parlamentare, duke u vendosur në pushtet pas 50 vjetësh diktaturë.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›