AK: Qeveria Berisha, më e korruptuara në Europë
Aleanca Kuq e Zi e kanë cilësuar si gjykim të nacionalizmit shqiptar procedimin penal të kërkuar nga demokratët ndaj ish-nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu.
“PD akuzon Spahiun për prishjen e marrëdhënieve me Greqinë. Faqezinjtë kërkojnë procedim penal për kuqezinjtë. PD kërkon gjykim të nacionalizmit shqiptar, thuhet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi.
Duke e cilësuar qeverinë Berisha si më të korruptuarën në Europë, AK thotë se me komisioni hetimor për veprimtarinë e Spahiut, ajo ka plotësuar kërkesën e Athinës.
Duhet një hetim popullor për qeverinë më të korruptuar në Europë, theksohet në deklaratën e AK. / G.N.