E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Rama fajtor per statusin kandidat

Kreu i LSI-se

Refuzimi i statusit te kandidatit nga ana e Bashkimit Europian eshte pergjegjesi e Partise Socialiste dhe kreut te saj Edi Rama. Ky eshte mendimi i zv.kryeministrit Ilir Meta kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim i cili i ka bere keto deklarata dje nga mbledhja e Kryesise se saj. Ngerci politik eshte pergjegjesi e liderit te opozites Edi Rama i cili ka refuzuar ofertat me te mira. Rama nuk e bllokoi dot liberalizimin e vizave por bllokoi statusin e kandidatit. Ai po demton vendin per interesa egoiste dhe oferten e re e ka bere per te shmangur pergjegjesite u shpreh Ilir Meta. Ky eshte qendrimi me i drejtperdrejte qe nje perfaqesues i qeverise ka mbajtur per ceshtjen e statusit dhe interpretimin e refuzimit si pasoje te aksioneve opozitare. Nje arsye me shume qe e ben te kuptueshem kete sulm ka te beje edhe me faktorizimin e debatit mbi statusin nga ana e PS-se e cila se fundmi e ka perfshire ate ne kerkesen per mocion me debat dhe draft-rezoluten qe e shoqeron. Thene ndryshe kjo levizje e opozites ka ulur entuziazmin e liberalizimit qe shihet si karte elektorale. Ne kuader te ketyre pergatitjeve per 8 majin qe po perfshijne gjithcka duhet pare edhe mbledhja e djeshme e LSI e cila ka diskutuar rreth emrave te rinj drejtues te degeve te saj te Tiranes Durresit dhe Elbasanit. Kjo ka me shume rendesi po te mbahet parasysh ambicia zyrtare e kesaj force politike edhe ne bashkite kryesore ne vend te cilat pritet te pesojne ndryshime ne drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›