Berisha: Edhe sikur Enveri të zgjohet nga varri, kutitë nuk hapen
KRUJE- Berisha nuk le asnjë shteg për hapjen e kutive, kushti kryesor që ka nxjerrë opozitën në shesh. Gjatë inagurimit të punimeve në aksin Krujë-Sarisalltik Berisha deklaroi se edhe sikur “Enver Hoxha të ngrihet nga varri, kutitë nuk do të hapen dhe vendimet e gjykatave nuk mund të tjetërsohen”.
“Edhe Enver Hoxhën po ta zgjosh nga varri, harroje se mund të ndryshosh vendimet e gjykatave të këtij vendi të lirë, apo mund të shkelmosh shtetin ligjor. Kjo nuk mund të ndodhë, ndaj mos i mashtro njerëzit për karrigen tënde” theksoi Berisha.
Duke deklaruar edhe njëherë angazhimin për bashkëpunim, Berisha ftoi Ramën të fusë socialistët në Kuvend, vendi ku sipas tij duhen zgjidhur problemet dhe reformat.
“Hajde të ulemi në parlament, të vazhdojmë reformat, pasu vendimet e gjykatave janë të paprekshme. ” u shpreh kryeministri.
Kreu i qeverisë e cilësoi protestën opozitare meritë të demokracisë dhe se ai vetë i kishte përshëndetur protestuesit në mënyrë të sinqertë. (e.n/News24/BalkanWeb)