Kufiri i fjales
Ministri plotësues i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas deklaroi dje në Tiranë se vendi i tij do të respektojë procedurat ligjore të Shqipërisë përsa i përket marrëveshjes dypalëshe për përcaktimin e shelfit kontinental. Ai i bëri këto komente pasi u pyet mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pranoi shqyrtimin e ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë së kësaj marrëveshjeje. Ndryshe nga ai, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta iu përgjigj pyetjes duke akuzuar për shpifje e trillim gazetarin Tedi Blushi dhe “Gazetën Shqiptare”.
Gjatë 7 muajve të fundit “Gazeta” ka tentuar të zbardhë detajet e kësaj marrëveshjeje, dhe faktet e publikuara me korrektësi zgjuan shqetësimin e specialistëve, juristëve, ushtarakëve dhe opozitës. Ne, botuam një studim të plotë të ish-drejtorit të Institutit të Gjeografisë Ushtarake, kolonel Myslim Pashaj i cili zbuloi se ndarja e re territoriale i ka tkurruar Shqipërisë 354.4 km2 hapësirë detare.
Më duhet të rikujtoj në këtë rast rolin e medias; gazetat dhe televizionet janë lajmësi, nuk u takon atyre të marrin vendime për një marrëveshje e aq më pak të vendosin drejtësi për sovranitetin territorial të Shqipërisë. Në rastin konkret, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese. Juristët, ushtarakët dhe opozita kanë heshtur në pritje të vendimit të gjykatës. Këtë zgjodhi të bëjë dje edhe ministri grek Droutsas. Ndërkohë, ministri Meta e akuzoi “Gazetën” se po mbjell “një frymë aspak jopozitive”. Eshtë e tepërt të thuhet se ministri Meta u investua shumë në një çështje që atë e prek pak, në krahasim me të tjerë si p.sh, me kryeministrin Berisha.
Marrëveshja me Greqinë për kufijtë detarë u nënshkrua nga ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha dhe u miratua nga qeveria Berisha para zgjedhjeve të 28 qershorit, pra në kohën kur ministri aktual Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim gjendeshin në opozitë. Madje, asokohe, eksponentë të LSI-së e krahasuan Berishën me Ahmet Zogun: siç shiti njëri Shën Naumin, tjetri “dhuroi” Jonin.
Nëse ka një njeri që e ka detyrim ligjor, moral dhe funksional transparencën e marrëveshjes për kufijtë detarë me Greqinë, ai është kryeministri Berisha. Për sa kohë, edhe ai ka zgjedhur të heshtë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është mirë që këtë ta bëjnë të gjithë. Ndonjëherë, heshtja është më diplomatike se fjala.