Zjarri djeg banesën, 2 familje në qiell të hapur
KRUJE- Tetë anëtarët e 2 familjeve në Thumanë të Krujës kanë mbetur në qiell të hapur, pas djegies së shtëpisë së tyre.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur flakët kanë përfshirë të gjithë shtëpinë e familjes Doci.
Familjarët të alarmuar kanë dalë jashtë ndërtesës, duke i shpëtuar flakëve, ndërsa kanë njoftuar policinë dhe zjarrëfikëset.
Pavarësisht ndërhyrjes nuk u bë e mundur shuarja në kohë e zjarrit, i cili kishte djegur pjesën më të madhe të shtëpisë duke dëmtuar dhe orënditë shtëpiake.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por tashmë 2 familjet kanë mbetur të pastreha. Ndërkohë që vazhdojnë hetimet për ngjarjen, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qënë një shkëndijë elektrike.
(e.n/News24/BalkanWeb)