E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi A/H1N1, Kosova konfirmon viktimën e dytë

PRISHTINE- Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në Kosovë është shënuar rasti i dytë i vdekjes së një pacienti tek i cili ishte konstatuar prania e virusit të ri pandemik A/H1N1.
Mësohet se bëhet fjalë për një femër 31 vjecare e cila ka gjetur vdekjen gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Gruaja ishte shtruar në spital prej datës 18 nëntor, ndërsa për 8 ditë ishte trajtuar në mënyrë ambulatore nga mjekët në Prizren.
Mjekët bëjnë të ditur se e sëmura është shtuar në spital në gjendje twpër të rëndë ndërsa theksojnë se është trajtuar me Tamiflu, antibiotikë, kortizonikë e oksigjenoterapi.

Ministria e Shëndetësisë dhe mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të paraqiten tek mjeku familjar sapo të vërejnë shenja të dyshimta të gripit, sepse paraqitje me vonesë e bën të diskutueshëm mjekimin e plotë të rasteve të rënda.
Në Kosovë numri i të prekurve nga gripi i derrit rritet nga dita në ditë. Gjatë ditës së sotme në Kosovë kanë mbërritur dhe pesë mijë vaksinat e para kundër gripit të derrave. Deri më tani, numri i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 80 persona.
(e.n/telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›