Gripi, Mjekët: Vendi në epidemi, kush ka shenja të vizitohet
TIRANE- Prej disa ditësh Ministria e Shëndetësisë ka shpallur zyrtarisht fillimin e epidemisë në vend të shkaktuar nga virusi i gripit stinor dhe ai pandemik, A/H1N1. Të ndodhur në këto kushte mjekët sqarojnë për popullatën shenjat që shfaqin këto dy viruse dhe rrugën që duhet ndjekur për kurim.
Mjeku infeksionist Ergys Ramosaco thotë se pjesa më e madhe e rasteve janë trajtuar në shtëpi nga mjeku i familjes, ndërsa trajtimi me tamiflu është aplikuar vetëm tek rastet me komplikacione.
“Shenja kryesore është tepretarura e lartë 39-40 gradë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskulare, dobësi të përgjithshme, mungesë oreksi, kollë, tështima dhe në raste të rralla edhe të vjella apo heqje barku. Ky grip stinor presupozon një ecuri sëmundje 4-5 ditore me shenjat e mësipërme të cilat vijnë duke u zbehur në harkun kohor të 5 ditëve” theksoi mjeku Ramosaco.
Për përballimin e rasteve të shumta me virusin A/H1N1 apo me atë stinor, në spitalin infektiv në QSUT prej disa ditësh është ngritur një pavion i posacëm.
Aktualisht në Shqipëri janë 144 persona të prekur me virusin e gripit të derrave, ndërsa pritet konfirmimi nga laboratori i virologjisë edhe për 21 mostra të tjera. (e.n/News24/BalkanWeb)