E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Edi Rama dhe segmente caktuara prane tij luftuan me te gjitha mjetet kunder ndertimit te rruges se kombit

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se kreu i PS-se Edi Rama dhe segmente caktuara prane tij luftuan me te gjitha mjetet kunder ndertimit te rruges se kombit autostrades Durres-Morine.

Kryeministri Berisha zhvilloi sot nje takim me studentet e Fakultetit te Edukimit te Prishtines te cilet ndodhen ne Tirane dhe iu pergjigj pyetjeve te tyre mbi ceshtje te ndryshme.
Duke u ndalur te rruga e kombit Berisha tha se Edi Rama me qindra here eshte ngritur kunder saj. Sipas tij kjo rruge eshte kundershtuar ne menyren me te eger nga lobe antishqiptare jashte vendit por edhe brenda vendit.

Kjo armiqesi ndaj kesaj rruge ishte sepse eksponente me nje formim politik arkaik e konsideronin rrugen e Kombit se pari si nje rruge qe do te bashkonte shqiptaret dhe sipas tyre kjo nuk duhet te ndodhte. Ndersa ne rrafshin gjeopolitik ne nje veshtrim historik te se shkuares ka ekzistuar nje rivalitet mes portit te Durresit dhe atij te Selanikut. Kur eshte zhvilluar njeri ka rene tjetri ndaj keta individe mendonin se rruga e Kombit do te demtonte thellesisht portet e rajonit tha Berisha.

Kryeministri tha se keto grupe bene gjithcka per ta penguar ndertimin e kesaj rruge por nuk ia dolen pasi ajo eshte nje veper publike qe ndertohej ne territorin e Shqiperise dhe Shqiperia eshte vend sovran.
Duke bere transparence mbi fondet qe u shpenzuan per ndertimin e kesaj rruge Berisha tha se rruga e Kombit kalon ne terrenin me te veshtire dhe natyrisht qe eshte nje rruge e kushtueshme. Por atyre qe iu bien borive se ka nje korrupsion prej qindra milion euro une u them se kostoja e pergjithshme e kesaj rruge eshte me pak se 10 milion euro per kilometer edhe pse ka mbi 11 km tunel tha Berisha duke shtuar se rruga u ndertua ne trajektoren me te shkurter.

Sipas tij Edi Rama ka te drejte te rishqyrtoje qendrimin e tij ndaj kesaj rruge pasi eshte njerezore te gabosh por nuk mund te deklaroje se nuk ka qene ndonjehere kunder rruges sepse shqiptaret kane memorie. Po gjate bashkebisedimit me studentet kosovare z. Berisha deklaroi se projekti i bashkimit te Shqiperise dhe Kosoven do te ishte projekti i integrimit ne Bashkimin Europian dhe se ruajtja e kufijve ekzistues eshte ne interesin jetik te te dy vendeve.
Kryeministri Berisha ne pergjigje te pyetjes nese mund te kete nje bashkim te Shqiperise dhe Kosoves tha se te dy vendet tona duhet ta shohin te ardhmen e tyre ne BE.
Projekti i bashkimit te shqiptareve eshte projekti i integrimit ne BE. Kur shqiptaret ne Shqiperi dhe ata ne Kosove te kene realizuar ato standarde qe kerkohen do te jene me mire se kurre u shpreh kryeministri.
Berisha theksoi se eshte ne interesin jetik ruajtja e ketyre kufijve pasi shqiptaret nuk duhet te humbasin qofte dhe nje meter katror.
Ndonese projekti i bashkimit kombetar eshte nje projekt per te cilin shqiptaret kane luftuar nje shekull sot mendoj se interesi me i mire kombetar i shqiptareve eshte ruajtja e ketyre kufijve ekzistues. Ne jemi ndare ne menyren me te padrejte nga fuqite e medha dhe ky eshte nje nga aktet me te padrejta qe eshte bere por qe fatmiresisht u korrigjua me clirimin e Kosoves dhe vendimin e Gjykates se Hages e cila hodhi poshte te gjitha traktatet qe ndane popullin shqiptar theksoi kryeministri Berisha.
Ne vijoi ai jemi nje komb qe ne 130 vitet e fundit na jane grabitur territore shume te medha dhe ato nuk jane me shqiptare. Toka u takon te gjalleve dhe ata te gjalle qe jane aty sot nuk jane shqiptare por jane kombe te tjera. Ndaj ne nuk duhet te tentojme asgje e cila mund te cenoje territoret shqiptare ruajtja e te cilave eshte interesi vital me i madh i yni. Me nje rivizatim te kufijve eshte e sigurt qe shqiptaret do te humbasin prape territore dhe kjo do te ishte e pafalshme nenvizoi kryeministri.
Shefi i qeverise shqiptare vuri ne dukje se me clirimin e Kosoves dhe pavaresine e saj u kurorezua nje nga historite me te suksesshme te kombeve europiane.

Pavaresia e Kosoves finalizoi pavaresine e Shqiperise pasi ajo ishte nje gjysem pavaresi vetem ne nje pjese te territorit u shpreh kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›