Durres Ne pranga tre te rinj vrane 19-vjecarin se u kishte gervishtur makinen

Policia e Durresit prangosi 3 persona te dyshuar per vrasjen e 19-vjecarit Blerim Hoxha nje dite me pare ne vendin e quajtur Ferme Sukth.
Burime nga policia bene te ditur se autoret e dyshuar te ngjarjes jane Andrit Toci 21 vjec Armando Xheka 18 vjec dhe Ervis Xheka 19 vjec te cilet jane ndaluar ne oret e para te mengjesit te sotem.
Te ndaluarit dyshohen se kane goditur me thike 19-vjecarin Hoxha pas nje grindjeje per gervishtjen e nje makine.
NGJARJA
19-vjecari Blerim Hoxha u plagos me thike pasditen e se premtes ne Ferme Sukth dhe nderroi jete ne Spitalin Ushtarak pak ore me vone. Grindja mes te rinjve ndodhi ne rruge ne afersi te Ures se Sukthit.
Hoxha u godit disa here me thike ne bark dhe mberriti ne Spitalin Ushtarak ne gjendje kome. Ai nuk mundi te mbijetonte per shkak te plageve te renda.