E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profili politik i presidentit të KiE, Mevlut Kavushoglu

Në vitet e fundit po forcohet marrëdhëniet midis Turqisë dhe Këshillit të Europës. Kush më mirë se këtë mund ta tregojë zgjedhja e deputet turk të AKP-së, Mevlut Cavusoglu, në krye të presidencës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Kavusoglu ka nisur punën e tij të re me 25 janar të këtij viti, dhe është përzgjedhur president i Asamblesë nga grupi i demokratëve europianë. Presidenca e tij do të zgjasë 2 vjet. Ky zhvillim i fundit, i konsideruar “historik” është shumë i rëndësishëm si për Këshillin e Europës, ashtu edhe për Turqinë.
Ajo që është më e rëndësishme në zgjedhjen e Kavusoglu është fakti se për të parën herë në historinë e saj 60 vjeçare, Këshilli i Europës ka një president turk, mysliman dhe jashtë-komunitar. Deri më tani, profili i Turqisë në Këshill nuk ka qenë edhe aq efikas. Edhe pse Turqia është një nga vendet themelues të Këshillit, në disa periudha marrëdhëniet ka pasur kriza të rënda, për shembull, pas grushtit të shtetit në 12 shtator të
1980, ku u pezullua si vend pjesëtar. Midis 1996-2004, Turqia ka qenë nën vëzhgim për një grusht shteti post-modern. Dhe në 2008, kur pati një proces për të mbyllur partinë në pushtet AKP, tregoi mundësinë se Turqia mund të vihej sërish nën vëzhgim. Për Evropën ka mesazhe të rëndësishme zgjedhja e një myslimani, president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Kështu, Këshilli ka deklaruar që është kundër islamofobisë që është i përhapur në kontinent dhe diskriminimeve të tjera. Kështu, të paktën Turqisë dhe botës myslimane, i është treguar njëfarë simpatie në Këshillin e Europës, Edhe zgjedhja e një presidenti nga Europa Lindore është shumë e rëndësishme. Ekziston një perceptim shumë i gabuar se Këshilli i Europës ka një gjeografi të kufizuar. Ky perceptim i shkel syrin objektivit të Këshillit për të përhapur norma si të drejtat e njeriut, një supremaci të
ligjit dhe të demokracisë në shtetet afër. Në të vërtetë, Këshilli i Europës ka 47 shtete anëtare, midis tyre Rusinë dhe Azerbajxhanin. është një organizatë e madhe që ngërthen brenda vetes rreth 800 milionë persona.
Zgjedhja e Kavusoglu, është shumë e rëndësishme për demokratizimin e Turqisë, si edhe për marrëdhëniet e saj me Europën. Turqia po kalon një periudhë me zhurma të mundshme të një grushti shteti. Në muaj e fundit thuhej së Turqia po largohej nga Evropa dhe po afrohej me Lindjen e Mesme. Kështu, asaj i është dhënë një mesazh se Europa nuk e kërkon izolimin e Turqisë dhe se Turqia nuk kërkohet të largohet nga Perëndimi. Zgjedhja e Kavusoglu mund të konsiderohet si një fryt i zhvillimeve të regjistruara midis Turqisë dhe argumenteve të Këshillit të Europës. Kuptohet vetiu se Turqia ka regjistruar një zhvillim të madh duke e krahasuar me vitet ‘90 mbi të drejtat e njeriut, mbi pluralizmin, shtetin ligjor dhe demokracinë, gjëra që i ka shumë përzemër Këshilli i Europës. Kështu Ankaraja ka regjistruar një hapje-surprizë ndaj vendeve të tilla si Armenia, Greqia apo edhe ndaj qeverisë së qipriotëve-greko, hapje që më herët as që imagjinohej. Kështu mund ta klasifikojmë politikën e tanishme turke si një politikë e laksizmit ndaj shteteve me të cilat kufizohet, si një politikë e tipitt “vazhdoni, pa problem”, ndërkohë që në politikën e brendshme gjithashtu, shfaq gjithmonë e më tepër qasjen e vënies në zbatim të një strukture të përafërt me standardet evropiane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›