Berisha: Ekonomia e fortë përkundër ndjellësve të krizës
Sipas kreut të qeverisë, vendi ynë është radhitur në dhjetë vendet me performancë më të mirë ekonomike në Evropë.
"Në raportin e BE dallohen vlerësimet pozitive për ekonominë e Shqipërisë krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Me përjashtim të ndonjë rasti të veçantë ky raport është azhornuar me të dhëna të viteve të fundit, por ka të dhëna edhe të vitit 2007. Raporti thotë se në Shqipëri, kontributi i industrisë dhe i ndërtimit ishte 40 për qind, kundrejt vetëm 20 për qind që ishte në vendin tjetër", tha Berisha.
Megjithatë, ai tha se kriza globale është ndjerë edhe në ekonominë tonë, por ekonomia shqiptare arriti t’i mbijetonte kësaj krize dhe kjo sipas kryeministrit, u arrit me anë të investimeve. "Nuk mund të mohohen reflektimet dhe pasqyrimet e krizës globale, por çdo ditë e më shumë në arenën ekonomike Shqipëria merret si referencë", tha Kryeministri Berisha.
Berisha iu përgjigj edhe opozitës që sipas tij, raportet financiare janë përgjigja më e mirë për të gjithë ata që ndjellin krizën. “Siç e shihni, zotërinj ministra dhe të nderuar qytetarë, ky Raport i jep përgjigjen më të shkëlqyer atyre që ndjellin nga mëngjesi gjer në darkë krizë dhe zi. Raporti thekson se ekonomia shqiptare rezistoi më mirë se të gjitha të tjerat dhe ekonomia shqiptare rezistoi, sipas Raportit, sepse rritja e saj u bazua në shtyllat më solide që janë investimet. Ky Raport fakton se në Shqipëri investimet ishin 40 përqind, kundrejt 20 përqind që ato kapën në maksimum, në të gjitha vendet e tjera.”, vijoi.