E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi takon Thaçin: Treg të përbashkët mbarëshqiptar

Si parin e kësaj vizite, Idrizi e ka nisur me një takim me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku kanë diskutuar për zhvillimet më të fundit në dy shtetet si dhe qëllimin e PDU-së.

“Partia Drejtësi dhe Unitet është një parti me karakter kombëtar, që tenton të sjellë në kohën e sotshme frymën kombëtare. Ne konstatojmë se në këtë dekadë, shqiptarët gjenden përballë sfidave të reja; Kosova tashmë është e pavarur, shqiptarët e Maqedonisë kanë statusin e popullsisë shtetformuese, ndërkohë që çështja çame ka mbetur ende në stanjacion”, tha Idrizi.

Kryetari i PDU-së vlerësoi ecurinë dhe arritjet e qeverisë së Kosovës përgjatë dy viteve të fundit dhe i parashtroi z. Thaçi pikat programatike, në lidhje me emigrantët, problemet ekonomike dhe kulturore të tyre.

Theks të veçantë gjatë fjalës së tij, z. Idrizi vendosi mbi nevojën e krijimit të një tregu të përbashkët ekonomik mbarëshqiptarë, të asaj që PDU e quan në programin e vetë “Komonuellthin ekonomik shqiptar“, pra një zonë unike ekonomike mbarëshqiptare.

Nga ana e tij, Thaçi bëri një analizë të gjatë të situatës politike dhe ekonomike në Kosovë, dy vjet pas pavarësisë së vendit. Idrizi dhe z. Thaçi ishin të njëmendtë për institucionalizimin e bashkëpunimit ndërmjet Partisë Drejtësi dhe Unitet dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›