LSI nis fushatën për strukturat e partisë
"Përmes kësaj fushate synohet se pari të rikthejmë vëmendjen e të gjithë veprimtareve të LSI tek funksionimi organizativ i partisë. Në të njëjtën kohë ky proces do te synojë ti japë një dimension te ri organizimit te LSI – jo vetëm ne drejtim te realizimit te objektivave te saj elektoral, por ne te njëjtën kohë edhe në drejtim të analizimit të tezave konkrete të alternativave të zhvillimit, për t’i dhënë zgjidhje efikase problematikave të shumta vendore”, tha sot sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit çela.
Ai shtoi se ky proces do të jetë i hapur dhe transparent si dhe do të sigurojë një pjesëmarrje konkurruese, në baze të vlerave dhe kritereve të përfaqësimit të përcaktuara nga kryesia e partisë.
Ai shtoi se ky proces do të jetë i hapur dhe transparent si dhe do të sigurojë një pjesëmarrje konkurruese, në baze të vlerave dhe kritereve të përfaqësimit të përcaktuara nga kryesia e partisë.