Berisha: Ekonomia i qendroi krizes, po bejne Don Kishotin
Kryeministri Sali Berisha, hodhi poshte dje te gjitha thirrjet dhe akuzat e opozites, se Shqiperia eshte ne krize. Ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, kreu i qeverise tha se ata te cilet bertasin per papunesine dhe u fryjne borive te krizes dhe borive te zise, pa diskutim krizen dhe zine e kane ne mendjet e tyre. "Eshte jashte cdo lloj logjike qe te themi qe nuk pasqyrohen pasojat e krizes boterore, por nuk ka me te forta se keto statistika. Ata qe hedhin gjyq institucionet e statistikave te vendit, le te shkojne dhe te hedhin gjyq sipermarrjet qe prodhojne qindra mijera tone mallra me shume se vitin e kaluar. Te mos bejne Don Kishotin me Institutin e Statistikave",-tha kryeministri. Sipas tij, ata qe dyshojne te dhenat e doganave shqiptare per eksportet, le t'u referohen doganave te vendit, ku materialet kane shkuar. "Ne qofte se nuk jane te motos "rrofte kriza, poshte qeveria", moto kjo kryekeput e gabuar, cnjerezore. Kjo eshte nje krize boterore dhe qeveria ka meriten me te madhe, nder me te medhate, sepse zbatoi parimet me te ndershme, me solide ekonomike. Kjo qe arsyeja qe ajo u pasqyrua, por nuk e rrezoi ekonomine shqiptare", vijoi Berisha. Kreu i qeverise tha se te kesh rritje eksporti me 60-70 per qind ne vlere, krahasuar me nje vit me pare, me 2009, tregon nje dinamizem, entuziazem, punesim, besim, dhe cilesi. Berisha tha se ekonomia shqiptare, i
ka ndjere pasojat, por qe eshte mbajtur dhe qe rezistoi me nje rritje ekonomike, me te madhe ne Evrope, gjate vitit te kaluar. "U them ketyre antiglobaleve, pasi keta po e perdorin borxhin, njelloj si ne kohen e Enverit, se na late me nje borxh 70 per qind dhe e sollem ne kulmin e krizes me nje borxh 59 per qind. Kjo eshte e verteta dhe prape do ta ulim. Kemi nje inflacionin thellesisht te kontrolluar dhe leku, me duhet t'u them kesaj here, se ka qendruar njelloj si Skenderbeu. Ritvani, te gjitha betejat nuk i bente balle per balle, disa i bente edhe me krahemarrje. Eshte luhatur nga 8-10 per qind, ne kohen e nje trazire te papare monetare. Ndaj edhe i garantoj qytetaret se ne e ndjekim me seriozitetin me te madh cdo zhvillim ne Evrope dhe ne bote, ne rrafshin ekonomik, sepse ne jemi parcele e vogel e ekonomise globale, por nuk jemi ishull", deklaroi Berisha. Teksa ka ftuar edhe gazetaret qe te blejne Ipad, pasi do te ngelen shume te kenaqur.