E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Greva nuk e prish endrren e vizave

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i tha dje deputeteve greviste dhe mbeshtetesve te tyre, se nuk do te mund te prishin procesin e liberalizimit te vizave mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. Ajo e quajti te trishtueshme zgjedhjen e bere nga opozita per hyrjen ne greve urie. Nderkohe qe theksoi se mesa duket, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, nuk ka interes per dialog. "Une besoj se 22 vete apo 220 vete nuk mund ta prishin kurre endrren e liberalizimit te vizave. Ndaj edhe njehere deshiroj t'u them Ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian, autoriteteve kryesore, se shqiptaret jane te vendosur per te ecur perpara ne proceset per liberalizimin e vizave dhe per kete natyrisht eshte e rendesishme qe dialogu te behet ne Parlament", iu pergjigj dje kryetarja e Kuvendit pyetjes se si e komenton ajo greven e urise, pak metra institucionit te Kuvendit ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". Duke anashkaluar komentet e tjera mbi greven e urise qe hyri ne diten e saj te katert, Topalli u shprehu mirenjohjen 12 ministrave te Jashtem qe ne 30 prill u derguan nje leter autoriteteve me te larta, qe kane ne dore vendimin per liberalizimin e vizave. "Nje mirenjohje e jashtezakonshme, e pafundme per Ministrin e Jashtem te Italise, per Ministrin e Jashtem te Sllovenise, per te gjithe ministrat e tjere te jashtem, te cilet u ulen dhe u shkruan nje leter atyre qe kane ne dore vendim-marrjen per heqjen e vizave, te cilen mezi po e presin te gjithe shqiptaret", vleresoi Kryetarja e Kuvendit, Topalli duke i ftuar socialistet per dialog ne Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›