E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, sfide Berishes per kutite

Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, paralajmeroi mosbindje civile per pagesen e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Deklarata e kryesocialistit u be dje gjate fjales se mbajtur ne protesten e zhvilluar perpara ambienteve ku jane ngujuar grevistet ne bulevardin "Deshmoret e kombit". "Une e paralajmeroj publikisht, se nese shfaqja e ulet e Televizionit Publik Shqiptar nuk do te nderpritet atehere do te ndalet kontributi i cdo shqiptari per RTSH-ne", paralajmeroi Rama. Mosbindja civile eshte nje opsion i hedhur prej kohesh nga opozita shqiptare. Menyra e kesaj forme proteste, e cila eshte paralajmeruar edhe me pare nga kryesocialisti, nuk eshte bere e ditur nga opozita shqiptare. Vetem dje, kryesocialisti vendosi paralajmerimin e pare ndaj Kryeministrit Berisha per mosbindje civile. Nje tjeter sfide e cila i eshte adresuar kreut te qeverise nga kundershtari i tij politik, Edi Rama, ka te beje me ceshtjen e shumedebatuar lidhur me vendimin e gjykatave per hapjen e kutive. Duke komentuar daljen e djeshme te Kryeministrit, kryetari i opozites tha se ai "perseriti genjeshtren se transparencen e kutive e pengon vendimi i Gjykates". "Grevistet reaguan dhe do e perseris edhe une, tregoja popullit vendimin e Gjykates, vendim Gjykate nuk ke se nuk ka. Nese ekziston, te tere shqiptaret dine shqip, lexojua shqip, tregoje cfare thote, si e thote, ne i japim pastaj fund kesaj proteste duke kerkuar ndjese. Lexo ne te zeze mbi te bardhe, se hapja e kutive te votimit jo per te ndryshuar mandatet, po per transparence nuk lejohet", theksoi Rama. Ai i kerkoi "Kryeministrit te dale perpara popullit jo per t'i thene duke perseritur nje genjeshter midis shume genjeshtrave, por per ta lexuar lexoje perpara popullit ate vendim inekzistent pas te cilit fshihet". Ne fjalimin e tij, kryesocialisti permendi gjithashtu edhe rastin e deputetes socialiste, Klodiana Spahiu, per te cilen ai tha se i perulet me mirenjohje. Ndersa komentoi gjithashtu edhe viziten e kryeparlamentares ne Spitalin Ushtarak, duke thene se "Saliu coi Jozefinen per te qare diten ate qe donte te vriste naten". "I them ne emer te te gjitheve Sali Berishes, qe paturpesia ne jete eshte nje here turp, paturpesia ne pushtet, eshte po aq here turp sa c'jane te qeverisurit prej pushtetit te paturpesise", deklaroi Rama. Teksa renditi problemet ekonomike ne vend, sipas tij, "kjo eshte fytyra e mbreterise se pashpallur, ku pushteti i nje oborri grabit votat dhe shkel lirite dhe te drejtat e njerezve, ku liria kushton shtrenjte, ku e verteta perdhunohet si genjeshter, dhe genjeshtra shfaqet perdite si e vertete". "I bej thirrje qytetareve te Tiranes, te gjithe bashkeqytetareve te mi, atyre qe kane lindur ne Tirane, qe kane ardhur ne Tirane, atyre qe sot lindin ne Tirane, qe pavaresisht bindjeve qe na ndajne, te vijne ketu cdo pasdite ne oren18:00 per te shtuar radhet dhe te beheni gati per te shkuar me tej, ne ditet e ardhshme te kesaj beteje qe nuk ndalet, te kesaj beteje e cila eshte e gjitha e permbledhur ne nje fjali te vetme: Hap kutite ose largohu", ftoi qytetaret kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›