E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Nuk ka vendim qe ndalon hapjen e kutive, tregojeni

Denis Dedej
"Vendimi i gjykates qe ndalon hapjen e kutive per efekt te transparences dhe kontrollit parlamentar per zbatimin e ligjit, gjate procesit te administrimit zgjedhor nuk ekziston". Ky eshte reagimi i ardhur dje nga Partia Socialiste, pas deklaratave te kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha, lidhur me greven e opozites. Ne nje komunikim per mediat, sekretari per Ceshtjet Ligjore ne PS, Fatmir Xhafaj, tha se "kreu i qeverise se votave te vjedhura eshte i thirrur per te shumten here ta beje publik kete vendim, qe ai pretendon paturpesisht se e pengon te hape kutite, dhe jo te perseris pa pushim te njejten genjeshter te madhe me te cilen po mban peng demokracine e po rrenon ekonomine e ketij vendi" "Ne nuk jemi ne kete greve per nje ceshtje qe s'ka te beje kreu i qeverise dhe hapi yne i skajshem nuk synon ta beje te ndjeshem ate si njeri, po te hape syte e veshet e tij si personi institucionalisht e politikisht pergjegjes per krizen e rende te demokracise, shtetit te se drejtes, ekonomise", u shpreh Fatmir Xhafaj. Kjo krize, sipas tij, buron drejtperdrejte prej atyre kutive te mbyllura, ku Sali Berisha mban peng me dhune antikushtetuese te drejten themelore te transparences. Duke vijuar me tej, deputeti socialist tha se kreu i qeverise se votave te vjedhura duhet ta kuptoje perpara se te jete vone qe me qendrimin e tij, po rrit perdite faturen e kesaj krize. Zyrtari socialist shprehu gjithashtu keqardhjen "per pretendimin qesharak te Berishes lidhur me paligjshmerine e greves apo me rendimin e trafikut ne kryeqytet per shkak te saj". Zyrtari lart socialist falenderoi per mbeshtetjen e pafundme te gjithe njerezit e ketij vendi, te gjithe qytetaret qe i kane mbeshtetur jashte gardheve ku ata jane vendosur. "Ne garantojme me vendosmeri te hapur, te hekurt ne rezistencen tone, cilat do qofshin dhimbjet fizike e cilido qofte cmimi i kesaj perpjekje qe na ben krenare perpara shoqerise shqiptare ne kete moment dramatik per fatet e lirise e te demokracise ne Shqiperi se do te rezistojme, do te rezistojme per transparencen", siguroi Fatmir Xhafaj. I pyetur per kohezgjatjen e protestes se tyre, deputeti i Partise Socialiste shprehu "vendosmerine per te qendruar aty, pavaresisht syve dhe vesheve te mbyllura te Sali Berishes". Ne fund te komunikimit te tij me media, ai theksoi se "nuk do te jete e larget dita kur Sali Berisha do te jape llogari dhe do te mbaje pergjegjesi per kete ceshtje".

VENDOSMERIA
"Ne jemi te vendosur te qendrojme ketu, pavaresisht syve dhe vesheve te mbyllura te Sali Berishes. E nuk do te jete e larget dita kur Sali Berisha, do te japi llogari dhe do te mbaje pergjegjesi per kete ceshtje", u shpreh dje deputeti i Partise Socialiste.

PRETENDIMI
"Berisha eshte i thirrur per te shumten here ta beje publik kete vendim, qe ai pretendon paturpesisht se e pengon te hape kutite, dhe jo te perseris pa pushim te njejten genjeshter te madhe me te cilen po mban peng demokracine e po rrenon ekonomine e ketij vendi",- reagoi Xhafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›