E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Integrimin, ftoj opoziten per dialog

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, shprehu dje keqardhjen me te thelle per greven e urise qe po zhvillohet nga disa kolege te Partise Socialiste. Komenti i zevendeskryeministrit dhe njeheresh ministrit te Puneve te Jashtme, u be gjate mbledhjen se Levizjes Rinore per Integrim. Natyrisht, shtoi ai, eshte e drejta e tyre te zgjedhin edhe kete forme ekstreme, te sakrifices, per pretendime qe ata kane. "Por, kjo nuk me ndalon dot mua qe t'i ftoj edhe njehere qe te jene bashkepunues, qe t'i ftoj perseri per dialog me mazhorancen dhe me qeverine per te realizuar te gjitha pretendimet e tyre", ftoi socialistet Meta. Ne vijim te fjales se tij, kreu i LSI tha se kjo nuk e ndalon t'i kujtoje te gjitheve, se midis te gjithe qytetareve shqiptare eshte bere nje kontrate e perbashket, qe eshte Kushtetuta, qe eshte votuar nga shumica absolute e te gjithe shqiptareve. "Eshte e rendesishme te respektohet Kushtetuta, pavaresia e gjykatave, mesazhi i komunitetit nderkombetar, pra respektimi i transparencen sipas Kushtetutes se vendit", u shpreh Meta. Sipas tij, eshte e papranueshme per nje kryetar partie qe thote se lirine e tyre nuk e cojme ne Gjykaten Kushtetuese. Ai theksoi se "frymezime te tilla cojne ne kaos, ne rrenimin e shtetit te se drejtes, cojne ne rruge te gabuar, qe nuk ka lidhje me rrugen demokratike, ku vendi duhet te eci ne respektim te vendimeve te gjykatave dhe Kushtetutes". "Eshte koha per energji pozitive, eshte koha per te bashkepunuar ne interes te vendit dhe ne dobi te rinise se Shqiperise, per te sjelle ne menyre qe standardet evropiane te jene nje pjese e jetes se perditshme te gjithe qytetareve shqiptare", komentoi greven e Partise Socialiste, kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›