E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ekonomia jonë, e lakmueshme për kreditimin

Ekonomia shqiptare ndodhet ndër vendet më të lakmueshme në botë për kreditimin, lehtësirat e kreditimit dhe garancitë e investimeve, por në këtë periudhë, ka ndryshime jetike rrënjësore në kompetivitetin e saj. Sipas Kryeministrit Sali Berisha, ky është një proces ky kompleks, multifaktorial, por jetik, që kjo ekonomi të përballet gjithë e më me sukses apo të ecë gjithnjë e më sigurt në orën globale. Z. Berisha mblodhi dje Task-Forcën për konkurrencën, e cila përmbylli shqyrtimin e projektligjit të ri Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003, Për mbrojtjen konkurrencës, që synon një garantim më të mirë dhe eficent të konkurrencës së lirë. Berisha vuri në dukje se reformat, të cilat ne duhet dhe po i ndërmarrim, duhet të kenë si objektiv më kryesor përmirësimin e ndjeshëm të treguesit të kompetivitetit. Me ministrin kemi diskutuar që të vendosim lidhje me babain modern të këtij koncepti, profesorin e Harvardit, Michael Porter, në mënyrë që të përfitojmë nga know-how i këtij Think-tank-u më serioz në botë, në fushën e kompetivitetit, - u shpreh z. Berisha. Në këtë ligj, - tha më tej Kryeministri, - është bërë një përpjekje e madhe për të gjetur zgjidhje dhe dhënë përgjigje ligjore problemeve, të cilat nuk kanë pasur përgjigje ligjore eficente gjatë këtyre viteve. Jo të gjitha sugjerimet, - u shpreh Kryeministri, - ka qenë e mundur të miratohen, sepse janë disa fusha, të cilat, për hir të garantimit të kompetivitetit, nuk mund të lejosh që të bashkëveprojnë apo të shkrihen, por sidoqoftë, në tërësi, mendojmë se ligji është një kontribut real në përpjekjen e Autoritetit të Mbrojtjes së Konkurrencës, për të konsoliduar më tej tregun dhe lirinë e tij. Kryeministri Berisha i vlerësoi ndryshimet që i bëhen këtij ligji të një rëndësie përcaktuese për lirinë e tregut. Asgjë nuk ka më përcaktuese për fatin e lirisë së tregut sesa një konkurrencë e ndershme. Institucioni i konkurrencës ka bërë një përpjekje të madhe serioze dhe gjatë këtyre viteve, ka krijuar një praktikë të pasur, serioze dhe ka konstatuar se ligji ekzistues në tërësi qëndron, por dinamika e zhvillimit të tregut kërkon disa ndërhyrje të tjera shumë të rëndësishme, në mënyrë që konkurrenca e lirë të jetë e më e garantuar, - u shpreh Kryeministri. Sipas Berishës, ky projektligj është produkt i konsultimeve të gjera të Autoritetit të Konkurrencës, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave dhe grupeve të interesit dhe se në shqyrtimin e tij është marrë e gjithë koha e duhur për shqyrtimin më të plotë e më serioz të mundshëm të ndryshimeve ligjore shumë të rëndësishme. Në analizën e tij, Kryeministri Berisha theksoi se ekonomia shqiptare, në reforma të thella e të gjithanshme, ia ka dalë të jetë në krye të listës në botë për barrën fiskale dhe lirinë fiskale, por dinamika e ekonomisë kërkon ndryshime cilësore në konkurrueshmërinë e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›