Të rinjtë në Kuvend në web zyrtar të NATO-s
Njëvjetori i Shqipërisë në NATO dhe aktivitetet kremtuese për këtë ngjarje të madhe të vendit tonë kanë gjetur jehonë dhe në mediumet ndërkombëtare mes të cilëve dhe në faqen zyrtare të internetit Aleancës së Atlantikut Verior. Është pikërisht institucioni qendror i Aleancës më të madhe të lirisë, selia e NATO-s në Bruksel, që në webin zyrtar publikon aktivitetet në Shqipëri, me rastin e njëvjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në këtë njoftim thuhet ndër të tjera se të rinjtë shqiptarë festuan Shqipëria një vit në NATO, në Parlamentin e Shqipërisë, ku kryetarja Jozefina Topalli u theksoi atyre se janë të lumtur që jetojnë në kohën e lirisë. Në këtë aktivitet të organizuar në sallën e seancave plenare, kryetarja e Kuvendit u shpreh se jo rastësisht kjo ditë e madhe po festohet me të rinjtë, sepse mbi të gjitha Shqipëria në NATO është festa e të rinjve, që patën fatin të jetojnë në kohërat e lirisë, në kohën e rrëzimit të diktaturës komuniste.