E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Meta: Këtë vit shqiptarët lëvizin të lirë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, garantoi dje shqiptarët se brenda këtij viti do të lëvizin pa viza drejt zonës Schengen. Ai hodhi poshtë zërat për mospërfitim të vendit nga procesi i liberalizimit të vizave gjatë këtij viti. Në një deklaratë për mediat, të dhënë pas takimit me koordinatorin e Qeverisë së Kosovës për Veriun, Ylber Hysa, Meta theksoi vendi ka bërë arritje të mëdha në këtë proces. Unë e kam thënë prej kohësh se Shqipëria ka bërë progres spektakolar në këtë drejtim, - u shpreh z. Meta. Kreu i diplomacisë shqiptare u është përgjigjur në këtë mënyrë qëndrimeve mediatike për përfitim nga ky proces vetëm të Bosnjës, në muajin qershor dhe mbetjen e Shqipërisë jashtë zonës Schengen. Meta theksoi se është plotësisht e sigurt se Shqipëria dhe shqiptarët do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave brenda këtij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›